E Shtunë, 31 Tetor 2026

Financat Dogana per blerjet personale nga 10 e beme 2

Taksat Liberalizimi i vizave ministria sqaron vendosjen e tarifes per artikujt

Liberalizimi i vizave parashikon nje levizje te konsiderueshme te shqiptareve drejt vendeve Shengen per arsye turizmi shendetesore pune etj. dhe natyrisht do tu jape mundesi per te gjetur ate produkt qe te ne nuk gjendet me cilesi te larte dhe cmim konkurrent. Duke i paraprire blerjeve te medha qe mund te bejne shqiptaret jashte atdheut pas liberalizimit te vizave Ministria e Financave vendosi nje tarife doganore 2 per qind per cdo artikull te blere. Eksperte te ministrise sqarojne per gazeten Shqip se vendosja e takses 2 per qind konsiderohet nje lehtesi e barres fiskale pasi aktualisht per blerjet me vlera mbi 30 mije leke te reja paguhet nje tarife doganore rreth 10 per qind. Per blerjet personale kur kalon ne piken doganore nuk paguhej asnje tarife por vetem kur ajo kalonte vleren mbi 30 mije leke. Tashme financat e kane unifikuar taksen me 2 per qind pavaresisht shumes se shpenzuar per blerje personale.

Ekspertet e pavarur mendojne se aplikimi i tarifes doganore per blerjet e kryera ne BE konsiderohet i padrejte pasi tashme ato jane hequr me kohe pervec disa produkteve per qellime te mbrojtjes se prodhimit vendas.

Ne teresi duke pare taksat doganore qe aplikohen per produkte qe kryesisht terheqin konsumatorin si veshjet parfumet pijet alkoolike cokollatat taksat doganore variojne nga 5 ne 15 per qind.

Mendohet se pas liberalizimit te vizave ne tre muajt e pare do te udhetojne drejt vendeve te Bashkimit Europian qe aplikojne sistemin Shengen te pakten 250 mije shqiptare. Shpenzimet qe do te kryejne ne dyqane per nevoja personale mund te arrijne deri ne 60 milione euro dhe nje takse e vendosur per keto shpenzime do te ishte nje ardhur e nevojshme per financat e brishta te buxhetit tone.

Mesatarisht qe prej vitit 2006 taksat doganore me vendet e BE-se kane pesuar ulje me te pakten 2 per qind. Ne vitin 2006 taksat doganore ishin 5.93 per qind ndersa sot jane 1.8 per qind mesatarja nje reduktim ky i ardhur si pasoje e direktives per reduktimin e tyre deri ne heqjen perfundimtare. Te ardhurat nga taksat doganore deri ne muajin shtator 2010 arriten ne 5.1 miliarde leke me renie vjetore prej 9.4 perqindesh. Niveli mesatar i takses doganore baze per kete periudhe eshte 2.5 per qind. Lidhur me tarifat preferenciale gjate ketij viti po zbatohen reduktimet qe rrjedhin nga marreveshjet e tregtise se lire me vendet e rajonit CEFTA me Turqine dhe me vendet e Bashkimit Europian thote Ministria e Financave.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›