E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dogana Bizneset imp-eksp duhet te marrin numer EORI

Kusht i BE-se

Bazuar ne nismen e Komisionit Europian dhe ne perputhje me angazhimin e qeverise shqiptare per permbushjen e standardeve europiane Drejtoria e Pergjithshme e Doganave ve ne dijeni biznesin mbi detyrimin per tu pajisur me nje numer EORI perpara se te angazhohen ne aktivitetin e import-eksportit me nje nga vendet e BE-se.

Dogana thekson se numri EORI nuk eshte parashikuar nga legjislacioni shqiptar por eshte normuar nga legjislacioni komunitar dhe eshte i zbatueshem ne te gjitha vendet anetare te BE-se.

Numri EORI Regjistrimi i Operatoreve Ekonomike dhe Numri i Identifikimit eshte nje numer unik ne Bashkimin Europian i dhene nga nje nga Autoritetet e Shteteve Anetare te BE-se me qellim kryerjen e aktivitetit te importndasheksportit ne BE.

Ne kete kontekst per tu pajisur me nje numer EORI operatoret ekonomike shqiptare duhen ti paraqesin nje kerkese te vetme autoritetit kompetent te shtetit anetar ku operatori kryen aktivitet importndasheksporti dhe ne vijim ky numer njihet dhe pranohet nga te gjitha shtetet anetare te BE-se.

Pajisja me nje numer EORI perpara kryerjes se aktiviteteve doganore ne BE lehteson procesin e zhdoganimit parandalon bllokimin e deklarates doganore si dhe ndihmon operatoret ekonomike ne nje sere procesesh te tjera qe kane lidhje me veprimtarine doganore ne BE sqaron administrata doganore.

Te pyetur nga gazeta Shqip disa biznese te rendesishme te eksportit dhe importit thane se nuk jane vene ne dijeni te ketij kushti dhe nuk e njohin numrin identifikues EORI. Por dogana pretendon se cdo sqarim eshte hedhur ne faqen e internetit ku mund te gjenden udhezimet dhe kriteret per plotesimin e kushtit te ri.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›