Drejt perfundimit pajisja e shtetasve me karta identiteti ne Kukes
Pajisja me karta identiteti e qytetarëve që nuk disponojnë pasaportë është drejt përfundimit në qarkun e Kukësit. Mbi 80% e personave pa pasaportë tashmë kanë aplikuar për letërnjoftimin elektronik, ndërsa i kanë tërhequr ato 50% e aplikantëve. "Në këtë qark shqetësimi kryesor është neglizhenca e shtetasve për tërheqjen e kartës, pasi procesi i aplikimit ka vijuar normalisht dhe është drejt përfundimit", tha sot sekretari i Prefekturës së Kukësit, Rexhep Cenaj. Deri sot në rrethin e Kukësit kanë aplikuar për kartat e identitetit mbi 14 mijë persona, nga rreth 19 mijë persona pa dokumente identifikimi; në rrethin e Hasit 5550 persona, nga 6000 pa dokumente identifikimi dhe në rrethin e Tropojës, mbi 8000 persona, ose pak më shumë se numri i personave që nuk disponojnë dokumente identifikimi. Në qarkun e Kukësit janë të regjistruar për të marrë pjesë në votimet e 28 qershorit 78.770 persona, prej të cilëve 43 mijë në rrethin e Kukësit, 12.778 në rrethin e Hasit dhe 22.300 në rrethin e Tropojës.
...