E Diel, 1 Nëntor 2026

Vret fqinjin pas nje konflikti per pronen

Gjykata e Tiranës pritet të nisë këto ditë procesin gjyqësor ndaj 45- vjeçarit Kujtim Bakalli, i akuzuar për vrasjen e fqinjit të tij, Xhevdet Qefalia pas një konflikti për çështje të  pronësisë në dhjetor të vitit të kaluar në Sauk, Tiranë. Çështja ndaj të pandehurit Bakalli do të shqyrtohet nga një trup gjykues nën drejtimin e gjyqtares Shefkije Demiraj, sipas shortit të organizuar në Gjykatën e Tiranës. 45-vjeçari Bakalli akuzohet për vrasjen me armë zjarri të llojit çifte të fqinjit, 29-vjeçarit Xhevdet Qefalia pas një sherri ndërmjet dy familjeve për pronësinë e një sipërfaqeje  toke në periferi të Tiranës, në 14 dhjetor 2008. I dyshuari si autor i krimit u arrestua nga forcat e policisë së Tiranës menjëherë pas ngjarjes. Gjatë ballafaqimit  me hetuesit e çështjes, autori i dyshuar mësohet se ka pranuar autorësinë në krim. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›