E Diel, 1 Nëntor 2026

Levizja qytetare Zgjohu: Hetoni skemen e vjedhjes se 300 mije eurove nga Erion Veliaj

Lëvizja qytetare “Zgjohu”, denoncoi dje pranë Drejtorisë kundër Krimit Financiar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit skemën e zhdukjes së 300 mijë Euro nga Erion Veliaj nëpërmjet zhdukjes së Fondacionit MJAFT!.


Avokati dhe përfaqësuesi i lëvizjes qytetare Altin Goxhaj denoncoi tre ditë më parë, në ditën e prezantimit të G99 në Pallatin e Sportit të programit të vetëpunësimit rinor nëpërmjet kreditimit, skemën e zhdukjes së 300.000 Euro nga Erion Veliaj nëpërmjet zhdukjes së Fondacionit MJAFT.


“Këto para që thithi Fondacioni MJAFT në emër të mbështetjes së vetë punësimit rinor nëpërmjet kreditimit, u zhdukën një ditë të bukur dhe ndërkohë lindën biznese të reja private që implikojnë Erion Veliajn, Arbër Veliaj, Arbër Mazniku, Endri Fuga. Skema e thithjes dhe transferimit të këtyre parave implikon shkeljen e një numri të madh nenesh të legjislacionin shqiptar çka i jep një përmasë reale një krimi penal që përfshin shumë persona të cilët sot janë drejtuesit kryesorë të Grupimit Politik G99 dhe të Lëvizjes MJAFT”, u shpreh Goxhaj.


Të dhëna të plota të investiguara nga Avokat Altin Goxhaj u denoncuan pranë Drejtorisë kundër Krimit Financiar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit si fazë e parë e denoncimit. Në ditët në vazhdim denoncimi do të shtrihet edhe në struktura të tjera të specializuara përfshi edhe Prokurorinë.


Në një tabelë përballë Drejtorisë së Policisë u prezantuan para mediave faksimile të faqeve on-line që janë zhdukur nga Erion Veliaj dhe që japin të dhëna se si ka funksionuar skema e zhdukjes se 300 mijë eurove të punësimit rinor nga Klani Erion Veliaj, Arbër Veliaj, Arbjan Mazniku dhe Endri Fuga si drejtuesit kryesore të MJAFT. Po ashtu u paraqiten të dhëna mbi llogarinë bankare që kontrollon Veliaj në San Francisko dhe zhdukjen e këtyre të dhënave. Ndërkaq, pretendimet e vazhdueshme nga njerëzit e Edi Ramës dhe Erion Velisë se reagimet e Avokat Altin Goxhaj në protesta dhe prononcime të ndryshme publike janë të urdhëruara nga LSI, PD, avokat Goxhaj, i cilëson si absurde, dhe njëherazi shton se këto reagime kanë vite që janë bërë publike në mënyrë sistematike nga Goxhaj në organe të ndryshme të medias duke filluar që nga Marsi 2003 (ne rastin Veliaj) dhe që nga nëntori 2006 (në rastin Rama).

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›