E Diel, 1 Nëntor 2026

Edvini mashtroi edhe kesaj radhe. Shfrytezoi Ditmirin e Sulejman Bushatit per te fabrikuar nje raport anti-vize

Zbulohet skema e radhës e mashtrimeve opozitare. Media pranë Edvinit terrorizoi ditë me radhë shqiptarët, me njoftime se Evropa ua mbylli derën, por letrat e pretenduara ishin hartuar në zyrat e Ditmir Bushatit, kandidatit të Edi Ramës, në bashkëpunim me një ortak të tij ojq-ist në Bruksel


Lajmi që bëri xhiron nëpër mediat e kontrolluara nga Edi Rama, për atë që Shqipëria përjashtohet nga mundësia e heqjes së vizave me BE-në, nuk është asgjë më shumë, se një lajm i sajuar nga “parterët ndërkombëtarë” të Ditmir Bushatit, kandidatit për deputet të PS-ës. E thënë ndryshe, ky lajm është sajesë dhe kontribut i Ditmir Bushatit, kreu “de facto” të OJF-ës “Lëvizja Evropiane në Shqipëri” (“European Movement in Albania” - EMA), me qendër në Tiranë, partnere e “Iniciativa Evropiane për Stabilitet” (“European Stability Initiative” – ESI), me qendër në Bruksel, njëkohësisht, “operatori” që shpërndau lajmin “e gëzuar” për Ditmir Bushatin, për atë, pse Shqipëria përjashtohej gjatë diskutimit të radhës të KE-së, ditët e fundit, nga përfituesja e heqjes ë vizave. Denoncimi i rolit të Ditmir Bushatit, bëhet më i dukshëm, jo vetëm nga partneriteti i provuar midis faqeve respektive zyrtare të internetit të EMA-s dhe ESI-t, por edhe nga burimet zyrtare të KE-së. Ndërkohë, mësohet se vendet anëtare të Komisionit Evropian më 2 qershor 2009, do të japin vlerësimet për liberalizimin e vizave për vendet e Ballkanit Perëndimor. Gjatë ditës së djeshme, të gjitha vendet anëtare kanë pranuar raportet për përparimet e bëra nga vendet e Ballkanit Perëndimor për çështjen e vizave, ndërsa për dhënien e vlerësimit përfundimtar është kërkuar kohë. Dokumentimi dekonspirues Në datën 22 maj të vitit 2009, “Iniciativa Evropiane ëpr Stabilitet” (“European Stability Initiative” – ESI), me qendër në Bruksel, në wbsite-n e saj zyrtar ëëë.esiëb.org, publikonte një raport vlerësues sipas saj, nën emërtimin “Schengen White List”. Në këtë raport, ku pretendohet se flitet për liberalizimin e vizave për Ballkanin Perëndimor, thuheshin të gjitha “të zezat”, për përjashtimin e supozuar të Shqipërisë nga heqja e vizave. Ndërkohë, në të njëjtën faqe zyrtare të ESI-t, mësohet se “skuadra” (“team”) e emërtuar si “Schengen White List”, që ka “hartuar”, “publikuar” dhe “shpërndarë”, siç vihet re, raportin më të fundit të ESI-t, me të njëjtin emërtim, në përbërje të saj, përkrah emrave dhe fotografive të Gerald Knaus, Alexandra Stiglmayer, Kristof Bender, Verena Knaus, Dejan Anastasijevic, Sanja Kostovska, Daliborka Uljarevic, Alida Vracic, nuk mungon as emri dhe fotografia e Ditmir Bushati, bashkë me titullimin, Drejtor Ekzekutiv i “Lëvizja Evropiane në Shqipëri” (“European Movement in Albania” - EMA), me qendër në Tiranë. Sipas këtij dokumentimi dekonspirues, shihet se Ditmir Bushati, është një nga nënshkruesit e raporti vlerësues, të supozuar si i KE-së, por të “publikuar” e “shpërndarë” nga një organizatë me qendër në Bruksel e njohur me emërtimin “Iniciativa Evropiane për Stabilitet” (“European Stability Initiative” – ESI), partnere e OJF-ës “Lëvizja Evropiane në Shqipëri” (“European Movement in Albania” - EMA), me qendër në Tiranë, e drejtuar prej Ditmir Bushatit, kandidatit për deputetë të PS-ës. Denoncimi zyrtar Përveç këtij denoncimi të dokumentuar, edhe vetë Komisioni Evropian është distancuar nga përmbajtja e publikimit të ditëve të fundit, të një raporti të pretenduar, për liberalizimin e vizave për vendet e Ballkanit Perëndimor. Zyrtarisht, dje, në mënyrë të përsëritur, Komisioni Evropian është distancuar nga raportet e paraqitura në media javën e kaluar lidhur me vlerësimet për heqjen e vizave për vendet e Ballkanit Perëndimor, ku kryesisht Maqedonia përmendej si vendi më i përparuar për realizimin e reformave. Ka qenë vetë zëdhënësi i Komisionit Evropian, i cili  ka hedhur poshtë vlerësimet e publikuara, ndërsa sipas tij, mësohet se, procesi vazhdon. Ai ka nënvizuar se mendimet e publikuara në media janë interpretime të organizatës joqeveritare “Iniciativa Evropiane për Stabilitet” (“European Stability Initiative” – ESI), me seli në Bruksel. Faktin që burim i këtij raporti të supozuar, është “Iniciativa Evropiane për Stabilitet” (“European Stability Initiative” – ESI), me qendër në Bruksel, e vërteton edhe AFP-ja, e cila i referohet në raportimin e saj “raportit”, të publikuar në faqen e internetit të kësaj organizate. Sipas AFP-së, edhe vetë Komisioni Evropian ka refuzuar ti konfirmojë informacionet për këtë raport të supozuar për liberalizimin e vizave për Ballkanin Perëndimor.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›