Keshilli Mbikqyres i Bankes se Shqiperise vendosi sot te mos ndryshoje normen e interest

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, në mbledhjen e zhvilluar pasi vlerësoi zhvillimet e fundit në ekonominë vendase dhe të jashtme, vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 5.75 për qind. Banka e Shqipërisë bën të ditur se "në misionin e saj BSH mbetet e angazhuar në ruajtjen e stabilitetit të çmimeve dhe politika monetare e BSH-së do të jetë e orientuar drejt ruajtjes së qëndrueshmërisë së çmimeve, në përputhje me objektivin e saj". Banka Qendrore konfirmon se sistemi bankar shqiptar nuk është prekur nga kriza ndërkombëtare, megjithatë ajo dhe strukturat e saj kanë rritur vigjilencën ndaj aktivitetit bankar në vendin tonë. Për këtë arsye, Banka e Shqipërisë do të vazhojë të monitorojë me kujdes të veçantë çdo informacion në zhvillimet në javët në vijim, bënë të ditur burime të saj. Banka Qendrore uli në janar të këtij viti, për herë të fundit me 0,5% normën bazë të interesit të kredive duke e çuar atë në nivelin 5.75 për qind.
...