E Diel, 1 Nëntor 2026

Drejtesi per qytetarin nuk do te thote padrejtesi per shtetin Madhesia e germave Nga Feti Zeneli 29/11/2010 194000

Drejtesia i nevojitet nje populli me teper mbase edhe se qyteterimi - thote Koleta. Po per shqiptaret qe per shkak te roberise se gjate komuniste jane deficitare ne mohimin e te drejtave po aq sa dhe ne qyteterim cdo te sugjeronte mendimtari i shquar... Ndoshta do te perseriste te njejtat fjale ne menyre qe ne te qartesohemi disi per te drejtat dhe detyrimet qe duhet te permbushim ne rrugen e lirise dhe te demokracise qe celi sistemi i ri politik i pasnentedhjetes. Ndryshe nga koha e komunizmit ku udherrefyese ishte partia ne demokraci kete rol duket se e ka drejtesia. Efektet pozitive te lirise dhe demokracise do te ishin te cunguara pa dimensionin e duhur te drejtesise. Kjo eshte arsyeja qe ne demokraci drejtesia identifikohet me shtetin ligjor i cili realizohet nepermjet iniciativave te shumta ligjore dhe reformave efikase ne sistemin e drejtesise sipas modeleve me te perparuara ne boten perendimore. Natyrisht keto reforma dhe iniciativa ligjore kane te bejne me njerezit ne kuptimin e aftesise profesionale perkushtimit dhe cilesive te tyre morale. Madje cilesite morale jane mjaft te rendesishme ne procesin e dhenies se drejtesise. Jo me kot Platoni do te quante drejtesine si virtyt i shpirtrave te medhenj. Drejtesia eshte nje koncept i gjere qe shtrihet preket dhe perjetohet ne te gjitha aspektet e jetes te nje individi apo shoqerie te caktuar. Sipas Zhuberit drejtesia eshte e verteta ne veprim. Nuk besoj se ka fushe tjeter ne terrenin e veprimtarive politiko-shoqerore ku mendjet e ndritura jane investuar me shume se sa ne fushen e drejtesise. E megjithate historia tregon se edhe njerezia e koheve moderne nuk ka arritur tia dale plotesisht mbane ne kete drejtim per te ndertuar nje raport ideal midis te drejtave dhe detyrimeve qe ka individi si pjesetar i nje shoqerie te caktuar. Madje ajo eshte e mbushur me miliona raste padrejtesish nga me absurdet. Drejtesia dhe padrejtesia jane dy anet e nje peshoreje qe tregon kahje te ndryshme rendese per cdo vend apo shoqeri njerezore ne bote. Pare ne kendveshtrimin politik ne regjimet diktatoriale padrejtesia e con peshe drejtesine kurse ne sistemin demokratik ndodh e kunderta. Megjithate ne vende te ndryshme kemi eksperienca dhe realitete te ndryshme ne raportin midis drejtesise dhe padrejtesise qofte edhe ne rastin e shoqerive te hapura. Kjo varet nga shkalla e emancipimit demokratik te shoqerise dhe konsolidimi i institucioneve te shtetit ligjor. Por sidoqofte ekzistenca e padrejtesise eshte nje problem shume i vogel per shoqerite e konsoliduara nderkohe qe mbetet nje problem i madh per vendet ne tranzicion sikunder eshte dhe Shqiperia e pas viteve nentedhjete. Madje drejtesia shqiptare eshte nder me problematiket krahasuar me drejtesite e vendeve te tjera ne tranzicion. Po kush e ka krijuar nje situate te tille tek ne Ka shume arsye por kryesoja eshte mentaliteti komunist i nje numeri te caktuar punonjesish te drejtesise. Ne periudhen e qeverisjeve te majta te cilat zene fill pas ngjarjeve te lsquo97-s sistemi i drejtesise u mbush me juriste mekatare te kohes se diktatures te cilet tashme ne kuadrin e pavaresise institucionale bejne ligjin ne te gjitha nivelet e gjykatave te vendit tone. Shembulli me tipik eshte ai i vendosjes se Fehmi Abdiut ne krye te Gjykates Kushtetuese i cili perfaqeson modelin e gjyqtarit fanatik te komunizmit ku midis shume vendimeve mekatare te tij terheq vemendjen ai per varjen ne litar ne sheshin qendror te qytetit te Kukesit te poetit Havzi Nela ne vitin 1988. Nga ky kendveshtrim duhen pare edhe vendimet e tij per ti dhuruar disa mandate deputetesh Partise Socialiste ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2001 nepermjet procesesh te manipuluara gjyqesore. Ne njefare menyre edhe keto ishin vendime varjeje ne litar te se ardhmes sone integruese e cila per 8 vite rresht ne periudhen lsquo97-lsquo05 mbeti peng i korrupsionit krimit te organizuar dhe prapambetjes ekonomike. Prania e juristeve te ketij formati ne te gjithe nivelet e sistemit te drejtesise eshte shkaku kryesor i mosreformimit te ketyre institucioneve dhe per pasoje i ndikimit te tyre negativ ne treguesit e ndryshem te performances sone integruese ne pergjithesi. Fjala vjen treguesit antikorrupsion te vendit tone do te ishin shume here me te ulet nese korrupsioni ne sistemin e drejtesise nuk do te ishte ne nivele kaq te larta. Mazhoranca qe vetem sa i mpihen dhemballet nga nje gjendje e tille nuk ka kompetence te ndryshoje ndonje gje te rendesishme me perjashtim te faktit qe smund te jape miratimin per kandidaturat e gjyqtareve me mandat kushtetues te propozuara nga Presidenti i Republikes sic ka vepruar kohet e fundit me disa emra nga kasta e vjeter e gjyqtareve per te cilet eshte paragjykuar jo pak nga opozita dhe aktore te tjere te politikes dhe jetes publike ne Shqiperi. Perplasja midis paleve fillon e mbaron tek ceshtjeve e te drejtave. Po ndersa per propozuesit dhe mbrojtesit e tij gjithcka nis e perfundon si nje veprim formal ne respektimin e te drejtave te njeriut per palen kundershtare ky veprim shikohet ne nje prizem me te gjere per sa i perket jo vetem te drejtave ligjore por edhe detyrimeve morale qe individi ka ndaj shoqerise kur merr nje funksion publik aq me teper ne sektorin e drejtesise. Pare ne kete kendveshtrim juristet qe kane dhene padrejtesi ne kohen e monizmit nuk mund te perzgjidhen per te dhene drejtesi ne periudhen e demokracise. Te japesh drejtesi ne kohen e sotme pervecse aftesise profesionale duhen edhe kredenciale morale te padiskutueshme perndryshe drejtesine per filanin e nxjerre nga padrejtesia per fistekun. Natyrisht spekulimi me i madh ne kete rast ndodh kur fisteku eshte vete shteti. Shteti i sotem nuk eshte me i kohes se monizmit kur drejtesia jepej ne emer te popullit. Ai jo vetem nuk eshte aq autoritar por nuk eshte as aq grabitqar sa cishte shteti i djeshem. Ne ate kohe gjithcka ishte prone shteterore madje dhe vete ceshtjet intime te njerezve. Duke filluar nga lsquo91-shi e ne vazhdim shteti ne menyre te ligjshme ka filluar tia ktheje individit gjithcka ia kishte grabitur dhe nuk i takonte me atij. Por ne kete proces reformimi dhe demokratizimi te vete shoqerise shqiptare ka nje sere individesh qe te favorizuar nga gjyqtare te korruptuar apo dhe te indoktrinuar kerkojne ti marrin shtetit edhe ate qe nuk u takon. I marrin prona duke falsifikuar dokumente i fshehin detyrime fiskale po me te njejten menyre i marrin pagesa te pamerituara duke blere vendime gjyqesore i vene gjoba dhe penalitete te tjera duke sensibilizuar organizata te mbrojtjes se te drejtave te njeriut etj. Tranzicioni eshte kohe e mjegullt per ceshtje te tilla ndaj individi perfitues dhe manipulues i perkrahur nga segmente te caktuara te drejtesise po perfiton ne menyre te paligjshme. Problemi nuk eshte se po cenohet financiarisht buxheti i shtetit por po demtohet parimisht autoriteti i shtetit ligjor ne Shqiperi. Eumlshte nje kohe kur shprehja Ketu nuk ka drejtesi artikulohet me shume nga ata qe perfitojne ne menyre te padrejte. Detyra qe kryej prej disa muajsh si drejtor i Pergjithshem i Agjencise se Trajtimit te Kredive me ka krijuar mundesine te ballafaqohem me dhjetera raste kur individeve u jepet drejtesi e pamerituar duke demtuar interesat e shtetit. Per te gjithe ate qe nuk e dine ATK-ja eshte nje institucion qe merret me arketimin e detyrimeve debitore te krijuara nga procesi kredidhenes i ish-bankave shteterore te nivelit te dyte per periudhen lsquo93-lsquo97. Me perjashtime fare te vogla te 12 600 debitoret e mbetur ende ne trajtim jane borxhlinj te keqij te shtetit shqiptar ne nje shume prej me shume se 200 milione dollare nga te cilat gjysma e ketij borxhi perfaqeson principalin e kredise. Sigurisht nuk mund te futen te gjithe ne nje thes por nuk jane te pakte ata debitore qe perdorin gjykaten dhe permbarimin per tiu shmangur apo per te zvarritur shlyerjen e detyrimit. Rasti me tipik i ketyre debitoreve eshte edhe Cota sh.p.k me seli ne Hotolisht te Librazhdit qe i detyrohet shtetit per afro 38 milione leke te reja. Urdhri i ekzekutimit per kete debitor ka dale qysh ne vitin 2002 pra para 8 vitesh por vetem vitin e kaluar u duk se erdhi dita per zbatimin e tij nepermjet nxjerrjes ne ankand te kolateralit te kredise e cila perfaqesohej nga nje pike karburanti dhe bar e restorant ne te njejtin territor. Por ne diten e zhvillimit te ankandit krejt ne menyre te papritur zhvillohet nje gjyq i shkurter prej 10 minuta me nje seance te vetme Kjo ka ndodhur ne daten 16.10.2009 ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Elbasan duke e cuar ne kalendat greke ekzekutimin e ketij detyrimi. Permbaruesi dhe perfaqesuesi i pales kreditore kane mbetur te shokuar nga vendimi teresisht subjektiv i gjyqtarit Zihni Shahu. Me daten 20.10.2009 ATK-ja e ka apeluar kete vendim dhe njekohesisht i eshte drejtuar me nje ankese Keshillit te Larte te Drejtesise i cili edhe sot e kesaj dite nuk ka kthyer pergjigje. KLD-ja eshte kujtuar per pergjigjen e nje shkrese te tille edhe kur eshte njohur prej nesh me faktin tjeter qe gjyqtari ne fjale e ka vonuar dergimin e dosjes ne Gjykaten e Apelit Durres per gati 5 muaj nga tetori 2009 ne shkurt 2010 nderkohe qe afati ligjor eshte vetem 10 dite. Nuk e di cshkelje me te rende duhet te beje nje gjyqtar qe KLD te reagoje. Mbase ky institucion mendon e vepron ne teresi si gjyqtari i Elbasanit qe te drejtat e individit mund te mbrohen duke demtuar interesat e shtetit. Ekzistojne dy norma te drejtesise - thote Ciceroni - te mos demtosh asnjeri dhe ti sjellesh dobi shoqerise. Edhe vete shteti eshte asnjeri. Edhe ATK-ja ashtu si KLD-ja eshte institucion shteteror qe nuk duhet penguar ne misionin e saj per ti sjelle dobi shoqerise. Nese pretendimet e nje institucioni shteteror shperfillen e nuk cmohen nga gjykata ne raport me ato te nje individi do te thote qe zbatimi i ligjshmerise po behet me e keqe se paligjshmeria. Nese vellai i nje debitori ne Tragjas te Vlores nuk do te gjente kete mbeshtetje tek drejtesia nuk kishte si ta merrte guximin per te perzene me gure grupin e punonjesve shteterore ne perberje te te cilit kishte dhe police qe kishin shkuar per te ekzekutuar nje vendim gjyqesor te formes se prere. Ngjarja eshte denoncuar prej muajsh ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Vlore por ende nuk ka ndonje sinjal se ajo ka filluar te hetohet. Krejt ndryshe ndodh kur ankuesi apo denoncuesi eshte individ sidomos kur eshte njeri i pasur. Faktet tregojne se kur ai perballet me pale kundershtare shtetin ka apo ska te drejte gjykata e nxjerr gjithnje fitues. Gati 8 milione leke te reja kemi paguar kete vit si institucion per pagat e ish-punonjesve te larguar nga puna me shkelje te renda disiplinore apo per reforme. Gjyqet dhe ekzekutimi i vendimit nga Permbarimi per keto raste ndodhin ne menyre te rrufeshme. Sikur te ishte ky zell edhe per te ekzekutuar detyrimet debitore ndaj shtetit atehere numri i debitoreve te ATK-se sot per shembull do te ishte pergjysmuar. Keshtu ndodh gjithandej por ATK per shkak te misionit dhe statusit te saj eshte pasqyra ku shikohet me mire se kudo tjeter abuzimi ne kurriz te shtetit qe sistemi i drejtesise ben duke favorizuar debitore dhe abuzues te ndryshem. Nese do te perifrazojme shkrimtarin Stefan Cvajg sipas te cilit davane me te vdekurit e fitojne gjithmone te gjallet per ceshtjen ne fjale do te thoshim qe ne sistemin e sotem te drejtesise shqiptare gjyqin me shtetin e fitojne gjithmone qytetaret. Deri kur keshtu me... do te pyesnim ne menyre migjeniane. Eumlshte Keshilli i Larte i Drejtesise ai qe duhet ti pergjigjet kesaj pyetjeje me goje apo me shkrimhellip

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›