E Diel, 1 Nëntor 2026

Indiferenca socialisteve ndaj festes se Pavaresise

29-11-2010 / Redaksionale

Edi Rama fyen me indiference te paprecedente aktin madhor te njeriut te urte Ismail Qemali dhe delegateve te tjere qe 98 vjet me pare shpallen Pavaresine e Shqiperise dhe themelimin e Shtetit Shqiptar. 28 nentori 1912 simbolizon se pari bashkimin kombetar ku Deklaraten e Pavaresise e nenshkruan delegatet nga te gjitha zonat nga Kosova ne Cameri. Se dyti qeveria pare shqiptare e kryesuar nga Ismail Qemali u njoh nga Fuqite e Medha sepse e meritonte te njihej dhe jo se dikujt ju tek qe te ngrinte nje flamur. Ishte rezultati i punes se palodhshme se Rilindjes morale intelektuale dhe shpirterore shqiptare. Qellimi madhor i tyre u kry
Sakaq diten e dje konstatuam serish indiferencen e pervitshme zhurmuese te kreut te socialisteve e cila duhet ka prapaskena te njohura per cdo patriot shqiptar qe njeh argumentet historike te dy datave te nentorit. Ai po pretendon me gjestin e tij se festa e vetme qe shqiptaret duhet te festojne eshte 29 nentor i 1944 me kinse clirimin e Shqiperise prej pushtuesve. Shqiperia u clirua vec nje dite pasi diten tjeter u roberuar serish nga para-militare sllave dhe shtojca te tyre komuniste shqiptare. Pushtuesit nuk iken sepse ne i mundem me frontin Nacional-Clirimtar qe pas Mbledhjes se Mukjes u kthye ne nje lufte civile ku komunistet nen frymezimin e Titos nisen asgjesimin e kundershtareve politike dhe ideologjike. Edi Rama i ka ironizuar dhe i shpartalluar dhe me keq luften nacional-clirimtare ne Librin e tij Reflesione qe sot i mohon autorsine me indiferencen anakronike. Sot Rama perkujton xhahilet e popullit shqiptare. Ne kunderthenie te plote e te vazhdueshme vetveten ai zhduket nga festimet e flamurit per marre sot pergezimet e Brigades se 4 sulmuese dhe sigurisht votat e tyre. Ai sot vendos kurora ne skulpturen e babait te tij. Duke harruar firmen e babait te tij ne varjen e poetit te lirise dhe te drejtave te njeriut Havzi Nela.
Edi Rama neglizhon totalisht gjestin e patrioteve dhe atdhedashesve shqiptare qe me 28 nentor te 1912 i dhane fund pushtimit 500 vjecar Osman ndonese shpenzon parate e taksapaguesve per te festuar 29 nentorin qe nuk eshte as feste clirimi dhe as asgje pervec nje simbolike vetem ideologjike e sistemit te kaluar komunist.
Per ata qe se dine data 29 nentor u be feste e Shqiperise zyrtare qe te perkonte ne te njejten dite me festen nderkombetare te Jugosllavise e cila e perkujtonte 29 Nentorin e vitit 1943 daten kur u mbajt ne Jajce Mbledhja II e Keshillit Antifashist Nacionalclirimtar te Jugosllavise AVNOJ si date e shenuar kur u hodhen themelet organizative te shtetit jugosllav te pas luftes. Vendimet e AVNOJ u kopjuan ne Shqiperi pas disa muajsh ne Kongresin e Permetit me 24 Maj 1944.
Kuptohet vetiu se smund te festohet nje dite e cila qellimisht sidomos gjate viteve 1945-1990 u propagandua aq me fort se dita e Shpalljes se Pavaresise se Shqiperise se Vertete me 28 nentor 1912 sa qe historia para 8 Nentorit 1941 u venit fare dhe u quajt e keqe. Bile nuk mund te festohet nje dite qe rrjedhimisht pranon nje Shqiperi te coptuar dhe nga e cila rrodhen tradhtise ndaj shqiptareve ne ish-Jugosllavi p.sh. carmatimi shqiptareve te Kosoves gjate kthimit nga Vishegradi masakra e Tivarit etj. dhe mbyllja e ceshtjes Came duke i beri qytetare te Shqiperise zyrtare camet e perzene nga grekerit. Nuk mund te festohet nje dite qe shenon fillimin e diktatures absolute prishjen e burimeve natyrore futjen e njerezve per te banuar neper kapanone me kate prishjen e qyteteve dhe trashegimise qytetare ngritjen pa te ardhme te ndertimeve te reja fillimin e genjeshtrave te lugeve te florinjta me 1945. Per 50 vjet kemi degjuar me shume festime te 29 nentorit sesa festen e vertete te flamurit te 28 nentorit 1912.
Kesisoj neglizhenca e paprecedente e kryetarit te bashkise Edi Rama per te zbukuruar qytetin dhe qe Partia Socialiste ska marre pjese ne asnje prej ceremonive te organizuara nga Qeveria dhe Kreu i shtetit ne nder te vepres se cmuar te ideatoreve te Shqiperise se pavarur 98-vjet me pare flet vete me shume se cdo gje tjeter.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›