E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sukth, qëllohet për vdekje në oborrin e shtëpisë së tij

Policia bën të ditur se autorët qëlluan me armë zjarri rreth orës 22:30 mbi Ardian Ndue çelën, i cli ndodhej në oborrin e shtëpisë. Familjarët e viktimës të alarmuar nga të shtënat, ishin të parët që panë trupin të mbuluar në gjak.

42-vjeçari u dërgua menjëherë për në drejtim të spitalit të Durrësit, por pa arritur dot t'i shpëtojë vdekjes si pasojë e plagëve të marra.

Policia e mbërritur në vendngjarje nisi menjëherë hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe autorëve të vrasjes. Një numër i madh efektivesh krehu zonën përreth, ndërkohë që hetimet po vazhdojnë ende.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›