Drejtësia dhe mediat
Nga Skënder LIMANI
Më në fund filloi procesi i riemërimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve të Kosovës, proces i nisur gati 4 vjet më parë. Këto ditë u organizua një test në lëndën e etikës për gjyqtarët dhe prokurorët e Kosovës, që janë diku rreth 400 sosh. Lënda, përkatësisht, testi kishte për qëllim ti testojë këta gjyqtarë e prokurorë nëse ata e njohin dhe e respektojnë etikën gjatë punës së tyre në procesin e administrimit të provave para marrjes së aktgjykimit. Kjo tingëllon mirë. Por, çfarë realisht po ndodhë me këtë proces të riemërimit dhe me vet testin për gjyqtarët dhe prokurorët tanë? Na është thënë gjithashtu që ky test ka për qëllim, mes tjerash, zëvendësimin e atyre gjyqtarëve dhe prokurorëve që bien ose dështojnë të kalojnë këtë test. Posaçërisht pas vitit 1999, Kosova ka pasur mjaft telashe me drejtësinë. I rrallë ka qenë ai qytetar i Kosovës që ka fituar rastin e vet në cilëndo gjykatë e prokurori në Kosovë pa dhënë para. Për me tepër, kjo ndikoi që qytetarët e Kosovës të humbin rastet mu në ndërtesat dhe nga njerëzit që parashihen të ndajnë drejtësinë. Ka pasur raste kur qytetarët e Kosovës janë vrarë mes vete për shkak të drejtësisë së ndarë nga gjykatat tona, pra, nga gjyqtarët. Pra, çfarë realisht po ndodhë ose pse shërben tashti testi i etikës për të larguar gjyqtarët e prokurorët e korruptuar nga gjykatat dhe prokuroritë tona? Procesi i zëvendësimit të gjyqtarëve të korruptuar me gjyqtarë të patër, përkatësisht, të ri, ka mundur shumë lehtë të bëhet përmes verifikimit të procesit të vendosjes, përkatësisht, të aktgjykimeve të lëndëve të gjykuara nga gjyqtarët. Krejt juristët e din që ky verifikim i lëndëve ka mundur shumë lehtë dhe shumë shpejtë të sjellë tek marrja e një vendimi për heqjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar. Por, kjo nuk ndodhi kështu. Kështu, gjyqtarët dhe prokurorët e zhdërvjellët (gjithsesi të korruptuar) do të jenë ata që do të kalojnë testin. Kjo është e garantuar. Shumica nga ta kanë mbi 30 vjet përvojë pune andaj etika për ta është diçka që e njohin më mirë se ata që e ligjërojnë dhe e vlerësojnë. Një aspekt tjetër që ndërlidhet me procesin e riemërimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve të Kosovës është qëndrimi inferior dhe steril i mediave të Kosovës. Nuk ka ditë që gazetat nuk raportojnë për pasojat e drejtësisë që zbatohet në Kosovë. Secili raport për drejtësinë është më i zi se tjetri. Ndërkohë, mediave duket se nuk u intereson se çfarë po ndodhë me këtë proces. Mediat duhet të ndjekin nga afër këtë proces. Sepse çështja e riemërimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve është çështje e interesit qytetar. Jo vetëm kaq. Ky proces është interes madhor shtetëror. Është proces që çon në reformimin tërësor të drejtësisë, të ndjekjes së njerëzve të korruptuar në Kosove (pa marr parasysh kush janë e ku gjinden ata), është proces që vendos drejtësinë shoqërore, është proces që garanton stabilitetin shoqëror por edhe ekonomik (pa drejtësi ska investime në Kosovë), dhe të tjera të ngjashme. Është koha që ata që mbrojnë argumentin që në Kosovë ka edhe gazetarë, edhe gazetari por edhe liri të mediave, të na e dëshmojnë këtë.