I thua more i dashur Dritëro, i thua, po kujt i thua!
Nga Flamur BËRDËLLIMA
Me sa kujdes dhe MOS BESIM duhet të sillemi ndaj politikanëve. GUSTAVE LE BON, shkëputur nga botimi Psikologjia e popujve dhe e turmave (Fq. 161)
Kur pashë në shtyp këshillën Politikanë mos u merrni me sharje ndaj njëri-tjetrit, por shpalosni programet. të Dritëroit tonë të dashur, mu kujtuan shumë e shumë gjëra.
Mu kujtua i dashur Dritëro, kur para disa vjetësh, shkuam bashkë në minierën e Kërrabës, dhe minatorët e mrekullueshëm, të ngritën në krahë. Kishin shkuar edhe politikanë të tjerë atje, që nga eksponentët më të rëndësishëm të byrosë politike, por nuk i kishin ngritur në krah. Pastaj kur shkuam tek shtëpia e muratorit Hasan Kënga, dhe ti kur pe të gdhendur në mur, sipër oxhakut, Skënderbeun, fillove të qaje dhe qave me një ndjenjë njerëzore. Dhe ia filluam nga e para asaj të bekuarës, nëse të kujtohet, edhe pse ora ishte tre e mëngjesit. Më kujtohet kur Ti, Xhevahir Spahiu dhe unë, shkuam tek promovimi i njërit prej librave të shokut tim të klasës Fatmir Musai dhe gjithë Elbasani tu qep nga pas për të takuar. Jo se ishe Perëndia Dritëro, por ishe dhe mbetesh NJERIU që na mbush të gjithëve me shpresë për jetën këtë farë jete. Pa folur pastaj për ato dhjetëra herë kur pija me ty dhe Sadijen që e kam si motër dhe Sadija të porosiste ty të mos pije, ndërkohë që e kthente vetë edhe gotën tënde. Dhe mirë bënte. Por meqenëse të dua si prind Dritëro, po të them se në politikë je NAIV. Ore njëri i mirë! Kujt ia jep ti këto këshilla?
A nuk ishin këta në kongresin e dhjetë të ish partisë së punës, që ditën e parë të fishkëllyen kur kritikove Enver Hoxhën, kurse ditën e dytë të ngritën në qiell.
I dashur Dritëro! Nuk po i shtroj këto ngjarjet e fundit me Gërdece, me Fazlliçe, me rrugë patriotike të vjedhura, me familje kryeministrore që po bëhet skupi i ditës. Hiç ore nuk po i përmend këto. Ti ke pasur aftësinë dhe e ke, të na sugjestionosh edhe me një fije bari, edhe me një torbë leshi, edhe me një kalë që hingëllin në lëndinë.
Pra na ke sugjestionuar me jetën. Kurse këta, or baba kanë aftësinë që të sugjestionojnë njerëzit sepse e dinë forcën që shkakton iluzioni tek ata. Jo për ti bërë për të qeshur lexuesit e nderuar të kësaj gazete të nderuar, por po ju them një detaj:
Dy femra pak të moshuara, flasin me njëra tjetrën në telefon:
XH: - Servete i pe lajmet e orës 5:00 tek Italia?
S: - Jo Xhevrije pasi po shihja telenovela tek kanali i pestë.
XH: - Qyqja - ia kthen e Xhevrija - është shkëputur një copë e madhe nga Arktiku.
S: - Eh moj mirë se janë këto dukuritë e ngrohjes globale.
XH: - Jo mi Servete, se janë dhe zgjedhjet, jam dhe sekretare e Partisë së Lagjes
S: - Pse nuk thua që e paskam ngrënë! Vajta dhe bleva dhe kartën e identitetit 1200 leke.
XH: - Për atë punë unë ia hodha - iu përgjigj Xhevrija - u regjistrova si Rome.
Modestisht po të them i dashur Dritëro, shiko deri në çfarë feje i kanë hipnotizuar njerëzit këta politikanët tanë të nderuar. E njoh pak psikopatologjinë dhe dëshirën e njeriut për tu vetëgënjyer. Por në këtë rast nuk është kjo. Në këtë rast është helmi që pikon çdo ditë në zemrat e shqiptarëve, për ti krijuar çdo ditë një gjendje opiumi se këta dhe vetëm këta mund të bëjnë jetën e njeriut. Por jo të marrin masa për të shpëtuar jetën e atyre dy punëtorëve që vdiqën pardje në Bulqizë. Ja tju them edhe një shembull tjetër. Ndodhi në një fshat të Durrësit para pak ditësh. I shkon vëllai vëllait në shtëpi, jo thjesht për të pirë një kafe, për të ndërruar një dorë muhabet, por për të kërkuar votën. Përgjigja e vëllait ishte: Për nder mor vëllaçko, shtëpinë ta jap por votën jo se e kam për partinë.
Kësaj gjendje hipnotike i ke kënduar ti i dashur Dritëro në vargjet e tua brilante?
Po të ishte gjallë Zyloja i famshëm në romanin tënd të famshëm, do të na vinte drurin dhe do të na thoshte: Pse ore me mua jeni marrë ju? Shihni çfarë Mrekullirash keni tani?. Për ta mbyllur i dashur Dritëro, je nja dy kokë më lart se të gjithë politikanët të marrë sëbashku. Por e ke kot me atë thirrje aq të ndershme. Zona e tyre e ndërgjegjes ka vetëm një emër PUSHTET. Dhe kaq.