Parlamenti dërgon dosjen Rama në prokurori për korrupsionin me lejet e ndërtimit

Miratohet në Parlament raporti i komisionit hetimor për dhënien e 59 lejeve të ndërtimit
Kuvendi miratoi dje me 74 vota pro dërgimin e raportit të komisionit hetimor në Prokurorinë e Përgjithshme, për praktikën e dhënies së lejeve të ndërtimit. Komisioni hetimor ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, i ngritur për të hetuar praktikën e ndjekur në dhënien lejeve të ndërtimit, paraqiti të gjitha dokumentet në parlament, duke mbajtur kështu një seancë të posaçme për këtë qëllim, e cila u zhvillua pasditen e djeshme. Ndërkohë, Partia Socialiste, ashtu siç kishte deklaruar, nuk ishte prezent në seancën e fundit të parlamentit, duke e cilësuar komisionin si të paligjshëm. Kryetari i komisionit hetimor për dhënie 59 lejeve të ndërtimit gjatë 5 mbledhjeve të KRRT-s, Ferdinant Xhaferi, gjatë prezantimit të raportin para parlamenti, sqaroi të gjitha shkeljet me fakte të detajuara, me të gjitha adresat dhe rrugët, me emër projektesh për të gjitha lejet, të dominuar vetëm nga 2 persona, konkretisht Alban Eftimi dhe Artan Shkreli.Komisioni hetimor i paraqet Kuvendit të Shqipërisë raportin përfundimtar të hetimit mbi praktikat dhe procedurat e dhënies së lejeve të ndërtimit i hartuar mbi bazën e analizave të marra. Ky raport është mbështetur në shkeljet ligjore të konstatuar gjatë dy mbledhjeve të fundit në vitin 2009 që ka zhvilluar KRRT-ja në ditë pushimi duke dhënë 30 leje ndërtimi vetëm për dy persona. Gjendja e konfliktit të interesit ka qenë e pranishme dhe është provuar gjatë hetimit. Gjendja e krijuar në bashki, ku dy studio marrin shumicën e lejeve të ndërtimit tregon shkeljen më të rëndë të ligjit mbi konkurrencën, u shpreh Xhaferi gjatë fjalës së tij. Gjithashtu Xhaferi i propozoi parlamentit kërkesat e komisionit hetimor që të votojë raportin e komisionit për lejen e ndërtimit. I propozojmë kuvendit miratimin e këtij komisioni. Dërgimin e raportit të komisionit për lejet e ndërtimit në Prokurorinë e Përgjithshme që të konstatojë pavlefshmëritë në dhënien e lejeve të ndërtimit dhe të ndërmarrë masat ligjore për konfliktin e interesave në ushtrimin e funksioneve publike, pohoi Xhaferi. Sipas të dhënave të mbledhura nga raportimet në komision të përfaqësuesve të Drejtorisë së Agjencisë së Prokurimeve Publike, të KRT-së etj, evidentohen shkeljet e ligjeve të pushtetit vendor, përdorimi për interesa vetjake të Këshillit teknik të Bashkisë, nga kryebashkiaku Edi Rama. Raporti thotë se përpunimi i dosjeve, përgjegjësia e hartimit të politikave dhe kontrolli ligjor për lejet e ndërtimit i takon Bashkisë së Tiranës. Veç të tjerave Xhaverri theksoi se në dokumente nuk ekzistojnë sesa shkolla, kopshte dhe çerdhe janë ndërtuar. Megjithatë është e ndaluar që firma që fiton tenderin për projektin realizojë edhe zbatimin për projektin. Ai shtoi se arsyet e këtij veprimi janë shumë të thjeshta, nëse do ta konsideronim procedurën e prokurimit krejtësisht të rregullt dhe transparente, atëherë në ketë rast kemi një procedurë krejtësisht kundra ligjit, sepse firma që ka fituar projektin bën edhe zbatimin e tij. Ligji i ndalon në mënyrë absolute këto raste. Pas marrjes së dëshmive dhe prova, komisioni ka marrë edhe disa kopje të artikujve të mediave të shkruara, sipas të cilave rezulton se studio Atelier 4 është krijuar nga ish Shefi i Urbanistikës Alban Eftimi. Po kështu në internet gjenden disa artikuj ku zotëria në fjalë rezulton se është përfaqësues i firmës Atelier 4. Analiza ligjore e fakteve të mbledhura tregojnë konfliktin e thellë të interesave të drejtpërdrejta në ushtrimin e funksioneve publike, duke e ushtruar këtë detyrë në mënyrë të padrejtë, theksoi Gjaferi. Anëtarët e KRRT-s, Eftmi dhe Shkreli, sipas Xhaferit kanë qenë në konflikt të hapur interesi, pasi interesat private të këtyre dy personave kanë ndikuar në kryerjen e detyrës në mënyrë të padrejtë, ata kanë mundur që nën frymën e kryetarit të tyre Edi Rama, të përfitojnë në mënyrë të padrejtë dhe klienteliste, jo më pak se 9 milion euro brenda 2 viteve pa përfshirë vlerën e projekteve publike. Ky konflikt interesi ka qenë i vazhdueshëm dhe rrezikon të jetë i tillë edhe për shumë kohë në vazhdim. Me arrogancën e përdorimit të pushtetit Rama ka refuzuar gjithçka dhe ka lejuar që vetëm për vitin 2009, të dy personat në fjalë të përfitojnë më shumë se 58 % të lejeve të ndërtimit, tha ai. Kështu mijëra studio të tjera në treg për gjatë këtyre 2 viteve të fundin nuk kanë mundur të marrin asnjë projekt për lejet e ndërtimit, sepse aty ndodhet kryetari, i cili jep leje vetëm për 2 persona anëtarë të KRRT-s. Së fundi kryetari i komisionit bëri të ditur se lejet e dhëna nga KRRT-ja janë leje për grupin Rama, i cili është shndërruar në një monopol që i shërben një grupi njerëzish dhe kjo tregon se kryetari e ka shndërruar sektorin e ndërtimit në pronën e tij private, duke bllokuar edhe planin urbanistik.