FBI Files
FBI File eshte nje nder serialet me rekordet me te larta te audiences ne Discovery Channel.
Premiera e show-t ishte 20 Tetor, 1998 dhe deri ne finalen e tij te dates 24 Mars, 2006, jane prodhuar 120 episode. Episodet trajtojne rrembimin dhe vrasjen e Polly Klaas, investigimin dhe denimin e John Gotti, sulmi mbi kullat binjake te World Trade Center, rasti I vrasjes se Sara Tokars si dhe shume histori te verteta krimesh qe kane tronditur Ameriken dhe mbare opinionin boteror. FBI Files fokusohet mbi vrasjet, vjedhjet e bankave, pengmarrjet, etj, atje ku FBI eshte kerkuar te asistoje Departamentet e Policise.
Permes rishikimit te rasteve te profilit te larte ku eshte e perfshire FBI, formati zbulon sesi agjentet u japin zgjidhje enigmave qe qendrojne pas ketyre krimeve.
Producentet kane punuar me agjente speciale te FBI dhe shkencetare te mjekesise ligjore ne laboratoret kriminalistike te teknologjise se larte per te portretizuar cdo rast ne menyre te besueshme. Ne kete cikel dokumentaresh do te zbuloni sesi FBI mbron jeten e shtetasve Amerikane dhe sjell perpara drejtesise shume prej autoreve te krimeve me monstruoze te kohes.
FBI merrej ne fillimet e saj me krimin te lokalizuar neper qytete, konte apo edhe te atij qe perhapej pergjate kufijve shteterore. Vendi kerkonte nje njesi federale e cila ne zbatimi te ligjit do te kishte mundesine te kryente investigime te tilla. Dhe, me kalimin e viteve, me zhvillimin si te vendit dhe te botes, dhe perhapjen e po te njejtes simptome, misioni i FBI ka ndryshuar duke e shtrire influencen e tij edhe pertej kufijve ne identifikimin e kercenimeve te tjera.
FBI Files eshte transmetuar gjithashtu edhe ne nivel nderkombetar. Permendim ketu RTL 2 ne Gjermani, Channel 5 ne Mbreterine e Bashkuar, Televizionin Danez, si dhe ne Discovery Channel ne Mbreterine e Bashkuar, Europe, Azi dhe Ameriken Latine.