E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peshperima e shpirtit - Ghost Whisperer

Çdo episode ka si protagoniste nje ose me shume shpirtra qe kerkojne ndihmen e Melindes ne percjelljen e nje mesazhi ose permbushjen e nje detyrimi qe shpirti te prehet ne paqe, dhe tu jape mundesine te mbikalojne ne Drite, nje metafore qe simbolizon parajsen. Mbikalimi eshte kur nje shpirt le token dhe shkon drejt parajses.

Detyrat e saj jane te veshtira dhe nganjehere ajo perballet me njerezit te cilet e largojne dhe tregohen mosbesues ndaj aftesise se saj. Veç kesaj, shpirtrat jane misterioz dhe shpesh kercenues ne fillim dhe Melindes i duhet te perdore te dhenat qe ajo disponon per te kuptuar nevojat e shpirtrave dhe per ti ndihmuar ata. Sezoni i pare transmetohet per here te pare ne 23 Shtator 2005 dhe perfundoi ne 5 Maj 2006.

Ai arriti nje mesatare prej 10.2 milion shikuesish. Sezoni i dyte transmetohet per here te pare ne 22 Shtator 2006 dhe perfundon ne 11 Maj 2007, serish te premteve mbrema ne rrjetin e njohur amerikan CBS gjate te njejtes fashe orare. CBS zyrtarisht transmetoi serialin per te tretin sezon rradhazi rregullisht cdo te premte, ora 20.00. Sezoni i trete ishte premiere ne 28 shtator 2007. Ne 15 Shkurt 2008, CBS rikthehet ne sezonin e katert te Peshperima e Shpirtit (Ghost Whisperer).

Premiera e sezonit te katert te Peshperima e Shpirtit (Ghost Whisperer) ishte ne 3 Tetor 2008 dhe u mbyll ne 15 Maj 2009, dhe permbante 23 episode. CBS zyrtarisht anoncoi nisjen e sezonit te peste te serialit "Peshperima e Shpirtit" (Ghost Whisperer) ne 20 Maj 2009, i cili nisi transmetimin ne 25 Shtator 2009, pa ndryshuar oren dhe diten.

Episodet ne gjysmen e pare te sezonit te katert kane qene te paret ne ate fashe orare per numer teleshikuesish, pergjate gjithe grupmoshave brenda intervalit 18-49 vjec, dhe gjithashtu u rendit si shfaqja me e ndjekur e te premteve mbrema. Per me teper, 14 episodet e Sezonit te 4-te kaluan mbi 10 million teleshikues, nderkohe qe shtate episodet qe pasuan kaluan 11 milion teleshikues, nje fakt teper domethenes per ate qe ne SHBA ishte konsideruar si fasha orare me e dobet e te premteve mbrema.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›