E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vidhet zyra e PS ne Laprake

Zyra e Partisë Socialiste ne Laprake është vjedhur gjatë orëve të natës së të premtes nga persona që ende nuk janë identifikuar . Konstatimi është bërë në mëngjes nga kryetari i kësaj dege, i cili pohon se pasi është thyer xhami i zyrës, janë vjedhur kompjuteri dhe serveri ku ruheshin të dhënat e kësaj force politike për gjithë zonën elektorale. Gjatë orëve të mëngjesit, policia ka nisur hetimet për te zbuluar autoret e vjedhjes s kësaj zyre në katin e dytë te kësaj ndërtese. Vete kreu i PS së Laprakes, pohon se do te prese konstatimet e policisë për te kuptuar nëse ka qene vjedhje, apo sulm për arsye politike. Sipas tij, opozita nuk do te nxitohet për te lëshuar akuza me qellim mos nxehjen e gjakrave ne prag te fushatës elektorale.

Shpërndaje          

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›