Drejtësia i fal 11 vjet burg ish-bosit të firmave piramidale, vodhi 870 mln Lekë
Tiranë- Drejtësia ndonjëherë është mjaft bujare me disa dhe shumë e rreptë me të tjerë. Të paktën bujare është treguar kësaj radhe me të akuzuarin si mashtruesi i firmave famëkeqe piramidale të 1997, Adem Cepele, i dënuar në mungesë me 11 vjet burgim, si ortaku i Bashkim Drizës në firmën piramidale ‘POPULLI”.
Adem Cepeles i është parashkruar dënimi sipas një vendimi që posedon Gazeta IDEA pak para festave të fundvitit, e për këtë ai sikurse ka jetuar i qetë në arrati, tashmë mund të dalë lirshëm pasi nuk arrestohet më nga policia.
Sipas vendimeve të mëparshme të gjykatave, Cepele dhe Driza ishin ortakë, kishin ndërtuar një skemë mashtrimi nga viti 1996- 1997 ku dhe kanë arritur të vjedhin pothuajse 870 milion lekë nga mbi 304 mijë persona të ndryshëm.
Në vendimin e saj gjyqtarja Shefkie Demiraj arsyeton se 60 vjecari me origjinë nga Lushnja e me banim në rrugën në Tiranë është dënuar për mashtrim në bashkëpunim të kryer në 304.240 herë në shumën e 870 milionë lekë, por ndërsa shkalla e parë e ka dënuar me 11 që prej vitit 2002. Sipas gjyqtares, kanë kaluar mbi dhjetë vjet që i dënuari në mungesë nuk është arrestuar, nuk ka qenë ndonjehërë në burg për këtë vepër dhe as i shoqëruar.
Sipas gjyqtares, për parashkrimin e këtij dënimi është e rëndësishme që edhe prokuroria është dakord pasi vendimi penal numër 442 datë 18 qershor 2002 tashmë nuk mund të konsiderohet më me vlerë juridike e për këtë ai deklarohet i parashkruar.
Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook
Ndani me ne komentet tuaja: