Drejtësia në epokën e kurrupsionit
"Na ishte një herë një trafikant droge, që kishte një problem të vogël me dy a tre akuza. Ai e rregulloi të kishte një takim me një gjyqtarë dhe të fitonte lirinë, në këmbim të një grushti të mirë të hollash, të cilat i gjente lehtë dhe madje po të dilte i fitonte dyfish. Gjykatësi në bazë të llogjikës së epokës, vendosi t'i jepte të drejtë. Pazari u krye me sukses. Të nesërmen në një lokal, fare pranë gjykatës të dy ishin ulur të pinin nga një gotë me pije të shtrenjta.
-Për lirinë tënde, ngriti dollinë gjyqtari.
-Për paratë e mia, iu përgjigj trafikanti. Dhe të dy qeshën. Biseda vazhdoi gjatë por miku im me sedër, që nuk mund ta duronte më shumë, u ngrit e iku nga bari"*.
Përrallë do thoni ju, ishte kjo?! Ku është morali? Në fakt kjo është historia që ne jetojmë çdo ditë, nga mëngjesi deri në darkë. Historia e një epoke që shkruahet me para të derdhura CASH ose të thata. Sipas shumë analistëve është një kohë e çutitshme ndryshimesh të shpejta, që jo më kot i kemi vënë emrin "Tranzicion". Madje duke bërë një studim, më del se fjala tranzicion, që rimon me korrupsion, vjen nga tranzit, që rimon me parazit, e pak a shumë i bie të jetë një periudhë e ndërmjetme. Rregullat e epokës, ato të cilat i kemi kuptuar shkarazi, janë krejt të thjeshta. Të fitojë kush të mundet, të marrësh sa më shumë.
Për këtë arsye kur të të bjerë rruga nga pranë ndonjë gjykate, ku rrinë njëra pas tjetrës, makina luksoze në të cilat hipin njerëzit e rafinuar të drejtësisë, që deri dje ishin si të gjithë "shqiptarë të varfër". Mos u ligështo, vidh edhe ti?!
Ky ishte një farë leksioni që morëm nga vendimi i fundit i KLD-së, për të pranuar në gjirin e saj një gjyqtarë të akuzuar për korrupsion, fshehje të pasurisë dhe vendime të padrejta. KLD (nuk duhet ngatërruar pavarësisht me ngjarshmërinë me Këshillin e Lartë i Drejtësisë), ku mblidhen burra të nderuar të "moçëm", që mund edhe të ngjajnë me thinjoshët e zgjuar dhe të drejtë të përrallave, bëri në një mënyrë apo një tjetër legalizmin e pronave dhe pasurive që gjyqtarët i kanë fituar duke derdhur djersë në pazare të fëlliqura, për lirime vrasësish.
Përveç pallmave se do të kishte reformë, asnjë e tillë s'u pa, për arsyen dhe motivin e thjeshtë, se askujt, prej gjyshërve thinj të drejtësisë, nuk i pëlqen të shkojë pas hekurave për 70 milion të padeklaruara dhe aq më shumë kur në rastin në fjalë prokuroria tha se ishin vetëm 15 milion dhe kur janë kaq "drejtësia" nuk e quan vjedhjen. Kështu KLD bëri anëtarë të sajin një bir të denjë, i cili nesër kur të jetë thinj-ur, do të mbrojë gjyshërit e dalë në pension dhe pasardhësit e tyre, që nuk kanë shpresë tjetër veç të jenë thinj bij thinjësh, ndryshe derra e bij derrash.
U tha shumë se reforma do t'ua ndreqte samarin, një sërë njerëzish që kishin mbushur hejbet me paratë shqiptarëve, por sot thonë se reforma në "drejtësi" e premtuar nga qeveria dështoi, si të kish qenë një grua shtatzanë. Çudi, se aborti u bë m'u në muajin e 9-të të barrës, prej kohës kur qeveria e mori këtë përsipër në 3 korrik.
Por thonë se qeveria nuk heq dorë, thonë edhe se të gjithë derrat do të bëhen të barabartë një ditë. Veç pak shpresa ka të mos ndodhë ashtu siç parashikonte Oruelli, ku gjithmonë "ca derra janë më të barabartë".
Epilog
Mbrëmë ndërsa i bija vërdallë këtij shkrimi, dëgjova se në Shkodër kishin vrarë Vuksan Cubin, nga fshati Bardhaj, për hakmarrje ndërsa bënte xhiro me makinë para prefekturës. Cubi me të cilin i kishin "Larë Duart", kishte vrarë në 2003 Vasel Doçin, po për hakmarrje. Policia e kishte zënë Cubin dhe prokuroria i kishte qepur një dosje e kërkoi ta dënonin 20 vjet burg, por Cubi duket se kishte muhabet të mirë me Thinjët e Drejtësisë dhe u dënua vetëm tre vjet. Në fund të vitit 2005 ai u la i lirë dhe dje e vranë. Policia thotë që vrasësi i paidentifikuar duhet të jetë nga të familjes së viktimës së Cubit. Kështu makina e vjetër e Kanunit, funksionoi për mrekulli, përveç pjesë së parave që kësaj radhe nuk iu paguan kullës së Gjakut, por Pallatit të Drejtësisë (s'përjashtohet mundësia që fjala gjak, t'i bezdisë thinjët andaj e kanë hequr nga emërtimi). Kështu tashmë kemi një vrasës, që mund të mos kishte qenë kurrë i tillë, nëse nuk shihte atë që i kishte marrë jetën e të afërmit ndërsa bënte xhiro e dëgjonte muzikë, kemi një të vrarë më shumë dhe kemi siguruar vazhdimësinë e pagesave në Pallat.
* Një miku im i besueshëm, pretendon se e ka dëgjuar historinë, që ka dy personazhe mjaft konkretë dhe shumë të njohur. I pari një përfaqësues i drejtësisë, i dyti një i dënuar me 15 vjet për trafik droge.