Shqipëria: Vendi më i zhurmshëm në Evropë
TIRANE, Një studim i publikuar të Mërkurën është bërë e ditur se Shqipëria është një nga vendet më të zhurmëshme në Evropë.Studimi i bërë në 8 qytete të mëdha nga Insituti Shëndetësisë Shqiptare, thuhet se niveli i zhurmës në një kohë ditore në Tiranë është 80 dB kur në vendet Evropiane është mesatarisht 50dB. Edhe natën Tirana nuk është e qetë, niveli i zhurmës arrin 60dB kur në qytete e Evropës arrin deri më 40 dB. Ekspertët theksuan shkak i kësaj zhurme janë fluksi i madh i makina të përdurura si dhe infrastruktuara e prishur e rrugëve. Sipas statistikave Shqipëria ka rreth 300000 makina nëpër rruge ku 100 000 prej tyre vërshojnë në rrugët e Tiranës cdo ditë. Shumica e tyre janë makina vjetëruara, si dhe rrugët me gropa kryqëzimet pa semaforë krijojnë një kaos në trafik. Ekspertët gjithashtu thonë se kontibut në këtë kanë shoferëve ku vesi i tyre është rënia e borisë si dhe makinat me tonazh të rëndë që qarkullojnë nëpër qytet. Ata i bënë thirrje qeverisë që të ndërhyjë dhe të marrë masa të rrepta.