Tërësia Territoriale e Kosovës dhe Bisedimet për Status
"Kur kryetarët e komunave më thanë se nuk mund të jetojnë në Kosovën e pavarur nëse ky do të jetë përfundimi i procesit të statusit, u thashë se ky është vendimi juaj. Ne nuk mund t'u detyrojmë të qëndroni dhe nuk mund ta detyrojmë askënd që të kthehet".
Ishin këto fjalë të shprehura nga Albert Rohan gjatë vizitës në komunat veriore të Kosovës që siguruan dhe një herë kosovarët dhe iu dhanë fund dëshirave të serbëve që duan të shkëpusin aq sa të munden nga Kosova. Përpjekjet e serbëve, u pa se janë pa të ardhme me vizitën e zëvendëskryenegociatorit të bisedimeve për status Albert Rohan në Kosovë. Por në të njëjtën kohë ,vazhdon të përforcohet edhe nga prononcime politikanësh kosovarë apo dhe evropianë. "Kosova nuk do të ndahet!"
Albert Rohan mbërriti në Prishtinë për tu konsultuar me spektrin politik si dhe për të paraqitur para autoriteteve kosovare dokumentin përmbledhës për dy takimet e para.
Në qëndrimin e tij treditor në Kosovë Rohan u takua me politikanët kosovarë si dhe beri një sërë vizitash në komuna të ndryshme. Në përfundim të vizitës së tij zevendëskryenegociatori u shpreh se procesi i decentralizimit synon të krijojë kushte që pjesëtarët e komunitetit serb të qëndrojnë dhe jetojnë në Kosovë, ndërsa përjashtoi, çdo mundësi për ndarjen e tërësisë tokësore të Kosovës.
Gjatë vizitës në komunat veriore me shumicë serbe, Zoti Rohan ka bërë të ditur se qëllimi i procesit të decentralizimit është krijimi i mundësive për serbët që të vazhdojnë të qëndrojnë në Kosovë pas statusit. Transferimi i parave që komunat me shumicë serbe të Kosovës, duan të marrin nga Beogradi do jëtë i mundur, por duhet të jetë transparent dhe të kalojë nëpërmjët qeverisë kosovare. Dhe Mitrovica, qytet i ndarë në dy pjesë do të jetë si të gjitha komunat e tjera në Kosovë. Përfaqësuesit e Prishtinës zyrtare, në takimin e 17 marsit kanë kundërshtuar lidhjet ndërmjet komunave si dhe përfshirjen e Beogradit në financimin e drejtpërdrejtë të tyre.
Ndarja e Kosovës është jashtë çdo mundësie, ndërsa marrëveshja mes Maqedonisë dhe Serbisë e bërë para 4 vjetësh pa praninë e përfaqësuesve kosovarë në lidhje me kufirin Kosovë-Maqedoni nuk ka asnje vlerë. Kufiri kosovaro-maqedonas është një çështje që duhet të përcaktohet përfundimisht. Edhe pse analistë amerikanë mendojnë se kjo çështje mund të presë dhe se përcaktimi I statusit të Kosovës nuk ndikon në stabilitetin e Maqedonisë, përsëri shumë vetë tremben për të ardhmen e saj.
Raundi i tretë i bisedimëvë të Vjenës
Pas më pak se dy ditësh përkatësisht të Hënën në 3 Prill, në Vjenë do të fillojë raundi i tretë i bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit zyrtar. Politikanët kosovarë kanë përcaktuar emrat e delegacionit si dhe kanë vendosur kryetarin e tij. Delegacioni do të kryesohet nga Zëvendëskryeministri Lutfi Haziri ndërsa anëtarët e tjerë të ekipit do të jenë nga ministrat: Ardian Gjini, Sadik Idrizi këshilltari i presidentit të Kosovës Skënder Hyseni, Koordinatori i grupit politik Blerim Shala, përfaqësuesi i Partisë Demokratike të Kosovës Enver Hoxhaj dhe Përfaqësuesi i Lëvizjes Ora, Ylber Hysaj.
Edhe kësaj here si dy herët e tjera pala kosovare do të shkojë e pregatitur dhe e bashkuar për te dëshmuar dhe një herë se di të mbrojë Kosovën dhe qytetarët e saj.
Në këtë takim përveç çështjes së decentralizimit në parim do të debatohet edhe për kufijtë e komunave, numrin e komunave të reja me shumicë serbe apo grupeve të tjera etnike.
Parimi themelor do të jetë funksionaliteti dhe qëndrueshmëria e njësive të reja vendore. Krahas kësaj pritet të diskutohet mbrojtja e trashëgimisë fetare e kulturore për të mundësuar mbijetesën e objekte fetar. Por sigurisht kjo nuk nënkupton territore sic kanë filluar të pretendojnë udheheqës fetarë serbë. Në rend dite pritet të jetë edhe cështja e respektimit të të drejtave minoritare si dhe çështjet ekonomike në Kosovën e pas-statusit...