E Hënë, 2 Nëntor 2026

Legalizimet ok, po me rrogat çdo bëhet?

Çështja e legalizimeve në zonat informale vazhdon të jetë kryefjala e zhvillimeve ekonomiko-politke në vend. Pas vendimi të Presidentit të Republikës për të mos e dekretuar ligjin e miratuar me vota e shumicës, fokusi është përqëndruar në qëndrimin që do të mbajë qeveria në këtë pikë. Komisioni i Ligjeve me shumicë votash miratoi dekretin e presidentit dhe ia kaloi projektligjin për rishqyrtim parlamentit. Zgjidhja e çështjes së legalizimeve tashmë është përqëndruan në negociatat midis Qeverisë dhe grupit parlamentar republikan i cili kundërshton hapur disa pika në këtë draft. Gjatë javës që kaloi zëvendëskryeministri , Ilir Rusmajli dhe kreu i grupit republikan Arjan Madhi patën bisedime rreth ndryshimeve që mund të bëhen në projektligj. Madhi u shpreh se PR ka propozuar një sëri amendamentesh që synojnë përmirësimin e këtij ligji dhe përpuethsmërinë e tij me kushtetutën. Dy nga pikat kryesora në të cila mbështet paketa republikane kanë të bëjnë me përcaktimin e një afat për kompensimin e pronarëve të tokave që janë zënë nga ndërtimet pa leje. Në këtë pikë duket se ka ngecur edhe konsensusi, pasi qeveria nuk pranon të vendosë muajin dhjetor të këtij viti, siç këkrohet nga republikanët si afat të fundit për kompensimin e pronarëve. Ndërkohë që pritet një marrëveshje midis dy forcave kryesore në qeverisje, ajo çka ngelet sërish një pikëpyetje për të gjithë procesin është kostoja e zbatimit të tij. Ashtu si ligji i hartuar nga socialistët edhe ky projektligj që propozon qeveria aktuale nuk shoqërohet me koston e saktë që do kushtojë. Do ishte positive por edhe një hap para në transparencën e shtetit, sikur t`iu tregonte shqiptarëve se sa do ju duhet ta guajnë për këtë zgjidhje sociale. E ndërsa legalizimet po ecin drejt një zgjidhje që do të vlerësohet më vonë për efektivitetin e saj, qeveria vazhdon në rrugën e ndryshimeve apo siç pëlqen ajo ta quajë, në rrugën e reformave. Së shpejti pritet që të ndryshojë rrënjësisht sistemi pagave në vend. Deklaratat dhe akuzat e ish- liderit të opozitës për shpërdorim të taksave dhe shpërblimeve abuzive që marrin punonnjësit e administratës, duket se e kanë shtyrë qeverinë që të bëjë një ristrukturim të ri në këtë fushë. Sipas draftit që po përgatitet dhe pritet të miratohet brenda muajit Prill , do të rriten rrogat në saktorin e arsimit , doganave dhe tatimeve. Ndërkohë që sipas Kryeministrit Berisha rritja për arsimtarët do arrijë në 27% dhe jo 20% siç ishte premtuar më parë. Ndërsa punonjësit e doganeve pritet të përfitojnë nga një rritje rekord të pagave me 60%. Ajo çka duhet parë me kujdes në këtë reforma pagash është fakti që nga bari i njomë të mos digjet dhe i thati, pra nëqoftëse "drejtori ka përfituar dikur disa rroga shpërblime pa të drejtë, atëherë kjo nuk duhet të rëndojë mbi çdo nënpunës të thjeshtë duke bërë që shpërblimet të hiqen apo zvogëlohen". Kjo është një masë drastike dhe që në një farë mënyre tregon edhe dobësinë e shtetit për të kontrolluar fondet e tij. Megjithatë deri tani asgjë nuk është e përfunduar dhe pritet që ky project të marrë parasysh edhe vërejtjet e grupeve të intersit që preken nga kjo reformë. Duhet theksuar se Sindikata e Arsimtarëve ka dalë menjëherë kundër heqjes së rrogës të 13-të për mësuesit. Sidoqoftë është debate paraprak është gjithmonë një strategji e mirë për të sheshuar gjërat dhe për të zgjedhur rrugën më të mirë të mundshme. Pas vendimit të ERT përr rritjen e cmimit të energjisë për këtë vit , duket se ka vënë dorën në zemër edhe qeveria. Ministri i Ekonomisë dhe Energjitikës theksoi se këtë vit, skema e subvencionimit për efekt të rritjes së çmimit të energjisë elektrike, do të mbulojë 1/4-tën e konsumatorëve me rreth 200.000 familje, që përfshin dy grupime kryesore, ata në asistencë të plotë dhe të pjesshëm, si dhe pensionistë që jetojnë krejt vetëm dhe janë direkt kontraktorë të KESH-it".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›