E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Drejtesia, pastrim nga prokuroret e korruptuar"

Ne nje kendveshtrim te ri e pa konfliktin mes institucioneve te drejtesise dhe qeverise, sekretari i Komitetit Drejtues te Shoqates se Prokuroreve, Shkelqim Hajdari, i cili ka hetuar ngjarje te rendesishme me prapavija politike, si vrasja e deputetit demokrat, Azem Hajdari apo aferen e prezumuar me fondet per fasadat e kryeqytetit. Kritikat e para ai i leshoi ne drejtim te qeverise per ligjin e Prokurorise, i cili edhe pse u ripunua nga Ministria e Drejtesise, serish sipas tij, "ka mjaft ceshtje qe prekin pavaresine e ketij institucioni te rendesishem te pavarur, duke perfshire dhe ate te heqjes se imunitetit te prokuroreve". Por Hajdari eshte i pari, nder zerat e Prokurorise qe preku ceshtjen tabu, paaftesine dhe korrupsionin ne radhet e prokuroreve, duke kerkuar qe drafti i ri ta marre ne konsiderate dhe kete ceshtje. "Shoqata Kombetare e Prokuroreve ashtu sic ka kerkuar me force qe prokuroret te jene te mbrojtur, mirekupton dhe ndan te njejtin shqetesim me politiken, e cila me te drejte kerkon qe drejtesia te pastrohet nga prokuroret e paafte dhe te korruptuar", u shpreh Hajdari.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›