E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Faleminderit Bush per NATO-n

Presidenti Bamir Topi me ane te nje mesazhi, ka falenderuar diten e djeshme presidentin e Shteteve te Bashkuara, Xhorxh W. Bush, me rastin e nenshkrimit te Protokollit te anetaresimit te Shqiperise ne NATO. "Me lejoni qe ne emer te popullit shqiptar dhe ne emrin tim personal, t'ju shpreh mirenjohjen dhe falenderimet me te perzemerta, per mbeshtetjen e vazhdueshme e te gjithanshme qe i jepni Shqiperise dhe popullit shqiptar", nis letra falenderuese e presidentit Topi per homologun e tij ne SHBA, Xhorxh W. Bush. Me tej letra e presidentit Bamir Topi vazhdon duke e cilesuar SHBA-ne si shtetin me te madh aleat te Shqiperise, nder kohra te ndryshme. "Nenshkrimi nga ana Juaj e Protokollit te anetaresimit te Shqiperise ne NATO, i mbeshtetur unanimisht nga Senati i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, rikonfirmoi besimin se vendi juaj mbetet aleati me i madh dhe i besueshem i Shqiperise", vazhdon letra. Me pas presidenti Topi ne letren drejtuar Bush, shpreh bindjen se Shqiperia do te jete e afte te perballoj me sukses dhe te gjitha detyrimet e saj qe rrjedhin nga kjo marreveshje e rendesishme per integrimin e vendit.

"Shpreh bindjen se vendimi juaj inkurajon proceset demokratike ne Shqiperi, e ne te njejten kohe forcon vullnetin e popullit tim, per te ndertuar nje shtet te se drejtes, te lirise dhe te respektit nderinstitucional, nje shtet te afte per te perballuar me sukses, sfidat qe e ardhmja i rezervon", shkuan presidenti Topi ne letren e tij. Kreu i shtetit thekson po ashtu se ndjenjat e popullit shqiptare per miqesine me SHBA sa po vijne dhe po marrin nje tjeter dimension.

Topalli

"Firma e presidentit te SHBA, Bush ne ligjin e pranimit te Shqiperise per t'u anetaresuar me te drejta te plota ne NATO, tregon edhe nje here se Komuniteti Nderkombetar nen lidershipin e SHBA, vleresuan meriten e reformave te pa imagjinueshme qe Shqiperia ka bere vitet e fundit", thote dhe Topalli ne mesazhin e saj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›