KLD: Ligji i administrates gjyqesore, sjell varesi te plote ndaj ekzekutivit
Perfaqesuesi i KLD-se, Hysen Sali, shprehet se ne kuader te reformes ne drejtesi, ne vecanti asaj ligjore ka pershendetur iniciativat ligjore te ndermarra nga pushteti ekzekutiv qe lidhen me hartimin e dy drafteve ligjore, konkretisht per administraten ligjore dhe per gjykimin e mosmarreveshjeve administrative. "Por verehet me keqardhje nje mungese bashkepunimi institucional midis Ministrise se Drejtesise hartuesja e ketyre projektligjeve dhe KLD-se, kjo mungese bashkepunimi reflektohet ne faktin se megjithese te dy keto projektligje kane nje impakt te drejtperdrejte ne drejtesi", ka deklaruar ai. Sipas tij, KLD eshte anashkaluar teresisht nga kjo ministri, per te dhene kontributin e saj ne procesin e draftimit dhe permbajtjes qe duhen te kene keto ligje si dhe probleme qe realisht duhet ti japin zgjidhje. KLD eshte njohur me projektligjin per administraten gjyqesore vetem ne momentin qe drafti perkates kishte shkuar ne kuvendin e Shqiperise. Ka qene komisioni per ceshtjet gjyqesore, administraten gjyqesore dhe te drejtet e njeriut prane kuvendit te Shqiperise qe ka vene ne dijeni. "KLD i ka sugjeruar Komisionit se projektligji per administraten gjyqesore parashikon nje rregullim total varesie te administrates gjyqesore nga Ministria e Drejtesise dhe per pasoje nga pushteti ekzekutiv pra nga mazhoranca e qeverisjes ne nje moment te caktuar. KLD-ja vlereson se nje qendrim i tille eshte ne kundershtim te hapur me parimin e pavaresise e procesit gjyqesor dhe prezanton rrezikshmeri praktike", deklaron inspektori i KLD, Saliko. Qe sipas tij, cenon dhe pavaresine financiare te sanksionuar ne Kushtetute.