E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drejtesia perballe baltosjes...

Ne lidhje me titullin dashakeqes te nje te perditshmeje Gazeta shqiptare e dates 30.9.2010 e cila lidhte emrin tim me ate te nje personi te akuzuar per veprimtari mafioze sqaroj sa me poshte

Shoqeria Bet Plus eshte krijuar ne dhjetor 2008 vetem nga shtetas shqiptare. Nje prej aksionereve me kerkoi leje qe te vendoste emrin tim si eksperte kontabel e shoqerise. Kete kerkese e pranova per kortezi duke qene qe ky eshte nje veprim ligjor formal dhe i rendomte ne momentin e krijimit te shoqerise por qe nuk krijon per mua angazhimin e certifikimit te saj per sa kohe qe shoqeria nuk eshte me nje vendim asambleje apo nuk nenshkruan nje kontrate sherbimi me mua. Theksoj se pervec lejimit te citimit te licences sime ne momentin e krijimit ne asnje moment nuk kam qene eksperte kontabel e kesaj shoqerie dhe nuk kam ofruar sherbime te karakterit profesional.

Pas titullit te gazetes u detyrova te hetoja per kete ceshtje dhe pashe nga dokumentet e QKR-se se kjo kompani ne date 2 tetor 2009 u eshte shitur personave te tjere te panjohur per mua te akuzuar sot dje per lidhje me mafian por theksoj me pergjegjesi te plote ligjore se keta persona nuk i njoh dhe nuk kam komunikuar kurre me ta ne cfaredolloj forme apo rrethane. Nuk eshte detyrim imi te kem dijeni se sa here shitet nje kompani per sa kohe nuk kam asnje lidhje profesionale ose me transaksione te tjera me kete te fundit ose aksionaret e saj. Po nga faqja zyrtare e QKR-se mesova se kjo shoqeri ka caktuar eksperte te tjere kontabel me vendim te asamblese shih vendimin nr. 1 te asamblese se aksionereve dt. 12.1.2010 per te kryer sherbimet e certifikimit qe kerkon ligji.

Kjo histori do te ishte sqaruar lehtesisht ne rast se gazeta ne fjale do te kishte qemtuar te verteten ne QKR apo do te kishte kerkuar informacione nga une. Ne vend te nje standardi te tille une perballem me baltosjen e emrit tim dhe cenimin e te drejtes per te ushtruar profesionin te cilat jam e vendosur ti ve ne vend nepermjet rruges gjyqesore.

Eksperte Kontabel e Regjistruar

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›