Sterkaj te PS shpallje e kandidatures se Rames per bashkine

Pas nje zenke fjale disa burra e marrin Nastradinin dhe nisen per udhe per ta mbytur ashtu te futur ne nje arke te madhe. Rrembyesit ndalojne pak minuta rruges sa te marrin fryme duke e lene vetem legjenden e perrallave nga Izmiri. Ne kete kohe te paket clodhjeje Nastradini bertiste qe nuk donte te martohej me vajzen e mbretit. Nje kalimtar kureshtar dhe ndoshta pa shume fat duke degjuar kete refuzim kerkon qe te shkoje ai e te behej dhender i mbretit. E keshtu nderrimi ne pak sekonda u be pa u kuptuar nga ata qe ndane mendjen te mbysnin Nastradinin qe kishte marre rrugen per ne shtepi e ne vend te tij kishte derguar qejfliun shetites. Kjo histori nuk pjell sot princer por zhvillimet politike jane me nje dendesi te madhe dhe shaka te shumte. Dje deputeti Paulin Sterkaj votuar nga perkrahes mbeshtetes militante te Partise Demokratike ka vendosur te rikthehet perseri te Partia Socialiste sepse mazhoranca keqqeveris dhe paska korrupsion gje qe e ka fortshqetesuar deputetin tani te majte te votuar nga te djathtet. Partia Demokratike ne kete rast perballet me nje dukuri te brendshme qe prodhon luhatje emrash e kandidaturash qe ne vetvete kane probleme te kujdesshme te vjetra ne ekuilibrat politike te mazhorances qeverisese. Pertej lajmit dhe duke lexuar deklaraten qe vlonte nga meraku per elektoratin e Sterkajt mund edhe ta marrim ne konsiderate se deputeti ka dashur te thote dicka konkretisht por eshte konsultuar me veten dhe ka nxjerre argumentin socialist si arsye per te nderruar grup. Do te shkojme ne te shkuaren zgjedhore ku deputeti qe ka shpallur largimin nga PD ishte personazhi i forte qe ruante kutite e Rames kuti qe mbase jane bere tani makthi model Makbeth i kryebashkiakut te Tiranes qe sheh qendrimin si drejtues te pushtetit vendor me cdo kusht barken e shpetimit ne parti politikisht. Nje miku im para disa kohesh ne nje tryeze ku gjendej edhe deputeti i Malesise se Madhe kur ai deklaroi bujshem korrupsionin e Rames e kalimin te PD per te shuar ca pyetje ne brendi te vetes pyet se perse u largove nga kreu i PS nderkohe qe bere nje pune te madhe ne zgjedhjet lokale. Sinqerisht pergjigjja ka qene e perafert se ai nuk mban fjalen dhe premtimet qe une u kisha bere miqve te angazhuar i hodhi ne kosh duke me thene mos e vrit mendjen se ata harrojne pas disa javesh... Ky reagim ka shkaktuar pjese jo te vogel zemerimi per karakterin e drejte e te Sterkajt qe ka braktisur mosfjalembajtesin per te shkuar te PD e keshtu cikli eshte perseritur. Me shpalljen e dates se zgjedhjeve lokale me rezistencen fizike qe po ben Partia Socialiste me kundershtine edhe te miratimit te nje prej projekteve me te rendesishme te SHBA gjasat bien sinjale se ujerat nuk do te jene vetem te qeta. Pak muaj me pare PS zgjodhi nje tjeter ish-drejtues policie si kryetar te zones se fshatrave te Tiranes duke marre masat e forta te gares se pretenduar. Me kete levizje nuk duhet te harrojme se masat policore te Rames nuk njohin asnje ndalese dhe ai ka qellim nje impuls te ri radikalizimi. Shkak per kete mendim eshte edhe lajmerimi i nisjes se protestave me kater tetor ne Fier aty ku nisen ne qershor 2009 e sigurisht duke hapur arkivin e protestave elementet e dhunes jane me te spikaturat. Nese marrim ne vemendje te tjera qendrime refuzuese te Rames por edhe afera te publikuara per miliona euro te kontraktuara nga miqte e tij duhet te mendojme se kryebashkikau po pergatitet te rikandidoje. Sepse ai po formaton dy element te fshehte te fushates e procesit zgjedhor sigurisht jo sipas Kodit qe jane parate dhe infrastruktura e forte njerezore qe do te sherbeje me harten fizike te elementeve prodhues telashesh. Kjo sjell nese nuk ngutemi lajmin se procesi i zgjedhjeve vendore te 8 majit do te jete konsiderueshem i kontestuar nese rojtaret e PS dhe vellezerit e Rames jane angazhuar ne departamentin e baltes. Ata nuk ishin ne merak per hapjen e kutive sepse rane dakord per te marre mendim nga Komisioni i Venecias pasi afati kushtetues kishte mbaruar dhe kete te drejte ia mohuan edhe Keshillit te Evropes qe ndermjetesoi ta bente. Socialistet nuk e votuan ligjin per Gjykaten Administrative ndonese ai ka nisur qe nga 2008 kur nuk kishim kuti per te hapur e kur sugjerimet e tyre e te grupeve te interesit jane perfshire ne ligjin e miratuar ne Komisionin e Ligjeve. Thjesht nuk duan qe miliona dollare projekte e miliarda mbeshtetje te SHBA te levrohen per Shqiperine. Vetem me kete mosdashje te pafund per dobi te qytetareve pasi deshtuan ne pengimin e vizave Rama pretendon te hyje ne gare per te qendruar gjithnje lokal e nderberes ndertimesh. Mos harrojme per asnje moment se kur ka zhvillime ne Prishtine dikush mendon qe te mos lere jashte skemes Tiranen Forma eshte e ndryshme permbajtja e njejte. Edhe te tjera ngjarje te ditura qe mbushin thesin e zhvillimeve lajmerojne se Rama nuk po gjen dot zevendes pasi Erion Veline nuk ia pranon partia. Ne duet me Rucin kryebashkiaku tregoi se e shkuara eshte njeheresh dhe e ardhme sepse garda e sigurimit nuk jep leje qe Rama te jete shefi por vartesi. Mbase eshte ceshtje besimi. Ku i dihet ata i kane dosjet e te gjithe artisteve me dhe pa talent ne lemin e bojerave.