E Diel, 1 Nëntor 2026

Bijte e Bllokut ia plasen serish me prishje marredheniesh me SHBA-te

01-10-2010 / Redaksionale

Pa brire je mbret pa brire je pasha pa brire eshte dhe moda pa moral eshte dhe Rama. Largimi nga parlamenti i deputeteve socialiste vetem per te mos votuar ngritjen e Gjykates Administrative eshte nje vendimet me te poshtra politike te nje lidershipit socialist qe vetem zgjebja neo-marksiste u mungonte per tu bere neo-komuniste.
Afermendsh Edvin Rama gabon kur do negocim kutish ne nje ceshtje pa lidhje dhe pa konstestimi kombetar dhe nderkombetar. Perkundrazi miqesia me SHBA-te u perbuz me nje papergjegjshmeri te papranueshme fondet e taksapaguesve amerikane.
Mirepo asnjehere sa eshte demokracia gjalle nuk ka patur nje negocim per te mire publike te perbashket. E mira e vendit eshte ngritja e institucioneve. Kjo ben qe te kete nje instrument tjeter te pavarur sic eshte drejtesia ne sherbim te forcimit te demokracise dhe kunder korrupsionit administrativ. Kete institucion e ka gjithe Europa me shekuj. Por Edi Rama i ndihmuar nga Gramoz Ruci nuk do institucione te pavarura as drejtesi indipendente cka do te sillte me shume demokraci funksionale me pak abuzim te shtetit.
Dhe ka plotesisht te drejte kryeministri Sali Berisha kur deklaron se mos-votimi nga ana e PS-se eshte i barabarte me nje atentat biznesit. Minimi i miqesise se sigurt dhe te ndershme te Shteteve te Bashkura te Amerkes nga ana e kryetarit socialist eshte nje verberi egoiste qe mendon te perfitoje kapital politik ne kurriz te qytetareve dhe bizneseve. Jane bere tashme dy vjet qe opozita zvarrit ligjin per gjykatat administrative dhe me kete ka sinjalizuar opinionit publik se eshte kunder partnereve strategjike eshte kunder biznesit dhe pro interesit te llogarive bankare personale.
Kuptohet sic eshte drita me diell se logjika e bunkerit solli mos votimin e Gjykates Administrative duke u hequr mundesine pa para te ndertimit te avantazhit per bizneset cka defteu se Rama eshte i papergjegjshem per te bere mire shqiptareve. Sekuestrimi i votave te domosdoshme erdhi si pasojen e nje agjende konfliktuale dhe sfilitese per moralin qytetar. Partia Socialiste del e humbur dhe kokeposhte ne kete gjest aspak transparent. Apeli i per te votuar kete ligj nga ana e Ambasades Amerikane ne Tirane dhe USAID-i nuk u degjua pse zhurma e tambureve socialiste i ra kembimit te pandershem. Pasoja e shurdherise do te bie ne marredheniet e kushtezuar qe tash e tutje SHBA-te do te kene me opoziten pasi ajo nuk tregoi mirenjohje ndaj aleatit me te madh te Shqiperise i cili ne cdo rast eshte treguar objektiv ne pozicionet qe ka mbajtur ne politiken shqiptare.
Gjithashtu eshte e qarte se Partia socialiste ka dy standarde kundrejt biznesit. Nga njera ane canga socialiste lufton ne fronti e biznesit me ceshtjen e kasave kurse nga ana tjeter i mohon atij mundesine per te apeluar ne gjykate problemet me Qeverine. Nese do te ishte ngritur Gjykata Administrative dje ajo do te ishte selia ku zgjidhen konfliktet e biznesit me institucionet.
Demokracia shqiptare vuan jo vetem pse ka nje qeveri jo perfekte por ajo vuan me shume sepse ka nje opozite radikale me mentalitet krejtesisht ideologjik primitv dhe ceshte me e keqja e te gjithave eshte ushqimi monstruoz qe kjo opozite servir me njerez te shitur si Sterkaj. Ne perfundim mos-votimi ne parlament dhe fushata e blerjeve te deputeteve me parate e 20 perqindeshave te leprave deften fytyren cinike te trashegimise morale dhe gjenetike.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›