Fokus/Lufta e Frances kundra Al-Kaides ne Niger synon mbrojtjen e minierave te uraniumit
Me 16 shtator ne shkretetiren veriore te Arlit ne Niger nje komando e armatosur rrembeu pese shtetas franceze duke perfshire edhe nje cift te sapo martuar se bashku me nje Togolez dhe nje qytetar te Madagaskarit. Ky veprim ka marre autoresine e nje grupi te mbiquajtur Al Kaida ne Magreb. Pengjet sipas burimeve te shtetit te afert te Malit drejtuar qeverise franceze mendohet se jane fshehur ne nje vend sekret mes maleve te Malit.
Ky eshte rrembimin e pare ne fushen e minierave zone e pasur me depozita uraniumi ndersa rrembimet e tjera ne vitet e fundit kane ndodhur ne zonat e shkretetires.
Gjithashtu ne sekuestrim mbeti viktime nje zyrtar francez i agjencise berthamore Areva kompani franceze lider shumekombesh boterore ne energjine berthamore dhe gruaja e tij cka sjell shume pyetje ne lidhje me sigurine e minatoreve ne rajon.
Franca ka shpallur ne gusht se eshte ne lufte dhe ka premtuar qe te siguroje mbeshtetje shtese ushtarake vendeve te rajonit pasi ne korrik fundamentalistet islamike kishte ekzekutuar nje francez Michel Germenau pas bastisjes se deshtuar franceze per lirimin e tij.
Gjithsesi Air Info nje reviste e permuajshme nigeriane hedh nw tregun publik pyetjen mbi pranine franceze ne vend. Dhe ben me gisht ata qe ne Europe kane kritikuar ashper situaten e sigurise ne Niger. Pse pyet gazeta nuk behet pyetje per ata te cilet deshirojne qe rajoni te mbetet ne nje situate te paqendrueshme Pse drejtohet gishtin mbi fiset Tuarege si mbeshtetes te terroristeve
Paqendrueshmeria - sipas shkrimit te forte ndash eshte e deshiruar nga ato kompani minerare qe tashme jane duke punuar ne kete fushe dhe qe nuk duan konkurrente te rinj. Dhe lufta kundra Al-Kaides thote gazetari Salif Bah do te jete nje menyre e mire per te instaluar nje baze te huaj ushtarake ne Agadez lexo nje garnizon francez. Nderkohe te gjithe punetoret franceze jane evakuuar nga zona e rrembimit. E para here qe ndodh ne ne qytet ata jane marre nga shtepite e tyre dhe jo gjate udhetimeve ne zonat me shkretetire.
Me pak fjale lufta mes Frances dhe Al Kaides vazhdon te jete e ngjyrosur me mister. Tani per tani 300/400 a eshte numri i sakte i anetareve te organizates terroriste te armatosur dhe te organizuar shume dhe nje territor te gjere ne te cilen do te operojne me kontrollet mire. Rrembejne me dhune dhe marrin shperblime te medha.
Por lufta e nendheshme eshte e perbere nga disa miliarda dollare uranium per te cilen do te luftohet ne muajt e ardhshem.
Marre nga Revista Italiane Panorama