E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekspertet e sherbimeve te fshehta perendimore nuk shohin rritje te rrezikshmerise se akteve terroriste

01-10-2010 / Gazeta 55

Sherbimet e fshehta perendimore kane penguar sic duket sulme terroriste ne Gjermani France dhe Britanine e Madhe. Atentantet do te kryheshin njekohesisht ne keto vende. Lajmet per gjoja planfikimin e sulmeve ne qytetet evropiane nuk duhen mbivleresuar keshillon zedhenesi i ministrise se Brendshme gjermane Stefan Paris. Informacionet qe u botuan me 29 shtator ne mediat britanike dhe amerikane jane te njohura per organet federale te sigurise. Keto informacione vijne nga burimet e sherbimeve te fshehta. Keto informacione jane vleresuar me shume ndjeshmeri dhe intensitet nga organet federale te sigurise. Si rezultat i ketyre vleresimeve mund te thuhet Momentalisht nuk ka plane konkrete sulmesh ne lidhje me Gjermanine dhe nuk ka ndryshuar asgje ne vleresimin e rrezikshmerise per Gjermanine.
Edhe prokuroria federale nuk sheh rrezik akut. Te dhena per plane konkrete per sulme nuk ka. Edhe Wolfgang Bosbach kryetari i Komisionit parlamentar per ceshtjet e brendshme thekson se niveli i rrezikshmerise nuk ka ndryshuar. Ne kemi nje nivel konstant te larte rrezikshmerie qe eshte shqetesues. Per keto informacione jane ne dijeni prej kohesh organet gjermane te sigurise sidomos sherbimet sekrete. Por nuk ka patur shenja konkrete se ku dhe kur jane planifikuar me te vertete sulmet.
Por medie te ndryshme njoftojne per mundesine e planifikimit te sulmeve. Fjala eshte per nje gjermanoafgan Ahmad S. i cili prej disa javesh merret ne pyetje nga hetuesit amerikane ne burgun ushtarak amerikan Bagram. Ai eshte njeri prej disa islamisteve nga Hamburgu nente burra dy gra te cilet vitin e kaluar kane shkuar ne kampet e trajnimit ne rajonin kufitar pakistanezo-afgan. Ai vete duhet te jete kapur gjate rruges se kthimit per ne Evrope. Nje gjermanosirian eshte kapur ne Pakistan. Punonjes te sigurise kane ndjekur prej kohesh me shqetesim nder te tjera levizjen e ketij te ashtuquajturi Grup i udhetareve nga Hamburgu sepse ata mund te kryenin ndoshta sulme ne Europe apo ne caqe te tjera evropiane. Ahmad S. njoftojne shume medie duhet te kete folur lidhur me plane per sulme ne Britanine e Madhe ne France dhe Gjermani. ZDF ka mesuar se gjermane arabe dhe cecene jane derguar nderkohe ne Evropen Perendimore. Pas tyre qendron El Kaida dhe nje grup terrorist i cili operon ne Afganistan dhe Pakistan. Agjensia e lajmeve DAPD flet duke iu referuar rretheve te sherbimeve te fshehta per te ashtuquajtur objektiva te bute qe mund te merren ne shenjester si grumbullimet ne mase. Agjensia gjermane e shtypit citon gjithashtu qarqe te sherbimit sekret te cilat ne lidhje me gjithe informacionet e sherbimeve te aferta sekrete kane te dhena difuze por jo deshmi te sakta. DPA thote se nuk mund ta shpjegoje interpretimin e stacionit britanik Sky News qe flet per skenare si ne Mumbay 2008. Nese Ahmad S. eshte edhe burimi i sherbimit te fshehte britanik nuk eshte e qarte. Sipas njoftimeve te agjencive ky sherbim prej disa javesh supozon se sulmet do te kryhen fillimisht ne Britanine e Madhe dhe pastaj ne France. Edhe ne Britanine e Madhe nuk eshte rritur shkalla e rrezikshmerise. Medie te tjera njoftojne per deshmi te sherbimit te fshehte pakistanez. Njoftohet edhe se sulmet e avioneve pa pilot ne territoret fisnore pakistaneze kane si qellim qe te pengojne sulmet terroriste ne Evrope. Kete e supozon krahas stacionit britanik Sky News edhe Wallstreet Journal. Avionet e telekomanduar thuhet ne gazete qellojne rrjetin Haqqani nje grup militant i cili bashkepunon me Al Kaiden dhe qe deri tani ka qene aktiv vetem ne Azi.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›