E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjidhet kryetari i ri i Shkollës së Magjistraturës, Neshat Fana

neshat-fanaaTiranë- Bordi i Shkollës së Magjistraturës ka zgjedhur sot me nëntë vota pro kandidaturën e anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë Neshat Fana, për të qenë kreu i ri i kësaj shkolle.

Sakaq që zgjedhja e tij do të zyrtarizohet në mbledhjen e radhës të KLD-së, gjatë së cilës do të merret në shqyrtim propozimi i bordit të shkollës për Neshat .

Zgjedhja dhe emërimi i zotit Fana, i cili njihet si një njeri i afër me qeverinë aktuale në ikje, bëhet pas shkarkimit të drejtoreshës aktuale, profesore doktore Marjana Seminit.

Semini është një person i njohur në botën akademike dhe gjithashtu në fushën e jurisprudencës.

Më 21 qershor, bordi votoi me shtatë vota pro dhe 6 kundër për ti propozuar KLD-së emrin e Seminit për të drejtuar sërish këtë shkollë. Por dy orë pas këtij propozimi, KLD-ja është mbledhur sërish në mënyrë të shpejtë dhe e ka kthyer mbrapsht këtë propozim pa asnjë argument ligjor apo proçedurial.

Në votimin e ditës së mërkurë, bordi ka deklaruar të hapur votimin, duke e përjashtuar nga gara zonjën Semini dhe duke vënë përballë njëri-tjeterit për këtë post ish-ministrin e Drejtësisë Enkelejd Alibeaj dhe anëtarin e KLD-së Neshat Fana.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›