E Shtunë, 31 Tetor 2026

Per kryerjen e punimeve ne varreza jam paguar nga OMONIA

05/11/2010Flet ne Prokurori punetori i cili betonoi varrezat 200-vjecare te Boboshtices

KORCE- Hetimet e filluara nga Prokuroria e rrethit Korce per zbardhjen e plote te ngjarjes se ndodhur ne fshatin Boboshtice per dhunimin e varreve te vjeter te ketij fshati tashme kane hyre ne nje faze te re. Duket se kesaj ceshtjeje hap pas hapi po i shkohet deri ne fund. Alqi Koroveshi 44 vjec banor i fshatit Polene i akuzuari i vetem deri tani per vepren penale te dhunimit te varreve ne fshatin Boboshtice ka pranuar te deshmoje gjithcka di ne lidhje me kete ngjarje. Ne te vertete ne pamje te pare ai duket sikur eshte njeriu me pak i rendesishem ne kete ceshtje sepse Koroveshi vetem sa ka kryer punimet per hedhjen e betonit per zgjerimin e bazamentit te memorialit te ngritur ne nderim te dy ushtareve grek te rene gjate luftes italo-greke por do te jete Prokuroria ajo qe do te percaktoje se deri ku shkon pergjegjesia e tij penale. Sidoqofte Alqi Koroveshi mbetet person i rendesishem per sa i perket asaj qe di se cfare ka ndodhur me varret e boboshtareve gjate kryerjes se punimeve. Gjithsesi i qenesishem mbetet fakti qe Koroveshi nuk ka nguruar te flase. Marrja e deshmise nga ana e Alqi Koroveshit u be e ditur nga burime prane Prokurorise se rrethit gjyqesor Korce.

I akuzuari

I akuzuari per vepren penale te dhunimit te varrezave Alqi Koroveshi ishte njeriu nga ku mund te sigurohej deshmia se kush kishte qene personi apo personat qe i kishin kerkuar te kryente zgjerimin e bazamentit te memorialit nga kush ishte paguar ai per punimet qe kishte kryer ne varreze a ishin demtuar varret gjate kryerjes se betonimit a ishte ai ne dijeni se gjate kryerjes se punimeve eshtrat e te vdekurve kishin dale ne siperfaqe te tokes a kishte qene i vetem ne kryerjen e betonimit apo kishte pasur edhe njerez te tjere etj. Gjate seances hetimore Ali Koroveshi u eshte pergjigjur ketyre pyetjeve. Edhe pse Prokuroria e Korces ka qene mjaft e rezervuar ne dhenien e detajeve mbi pergjigjet e te akuzuarit serish burimet prane organit te akuzes bene te ditur se Alqi Koroveshi kishte pohuar se kryerja e punimeve i ishte kerkuar nga organizata OMONIA dhe se ishte paguar prej saj duke bere keshtu te ditur se investitori per betonimet ka qene organizata OMONIA. Per sa u perket pyetjeve te tjera nese ishin demtuar varret ose jo Koroveshi ka qene i rezervuar ne dhenien e pergjigjeve cka mbetet qe deklarimet e tij te ballafaqohen edhe me provat e gjetura ne varrezat e fshatit Boboshtice. Tashme pritet qe te merren ne pyetje edhe drejtuesit e organizates OMONIA ku keta te fundit do te sqarojne pozicionin e tyre ne lidhje me kete ngjarjeje. Mberritja e hetimeve ne kete pike po tregon se hetimet po kryhen me intensitet te plote per zbardhjen e ngjarjes gje qe eshte mjaft e mirepritur per gjithe opinionin qytetar te rajonit te Korces. Por a do te kete te akuzuar te tjere

Investitori OMONIA

Nese deri tani eshte bere e mundur gjetja e investitorit te pakten sipas deshmise se Alqi Koroveshit kjo faze e hetimeve duket se do te hape edhe nje piste tjeter. Pervec dhunimit te varreve mbetet per tu sqaruar nese kryerja e punimeve eshte realizuar ne perputhje me ligjet e shtetit shqiptar apo ato jane kryer ne menyre ilegale sepse sipas deklaratave te dhena ne media drejtuesit e komunes Drenove ku ben pjese edhe fshati Boboshtice kane pohuar qe nga ana e tyre nuk eshte dhene asnje leje ndertimore per kete qellim. Nderkohe sipas At Jani Trebickes pergjegjes i manastirit Fjetja e Hyjlindeses njeherazi dhe kryesekretari i pergjithshem i Sinodit te Shenjte te Kishes Ortodokse Autoqefale te Shqiperise leja nuk ishte marre as nga kisha sepse varreza ishte e fshatit. Keshtu i eshte thene At Jani Trebickes nga ana e drejtuesve te organizates OMONIA. Te gjitha keto pritet te sqarohen nga marrja ne pyetje e drejtuesve te OMONIA-s te cilet do te shpjegojne nese kane pasur nje leje ndertimi dhe nga kush apo gjithcka eshte kryer ilegalisht.

Hetimet

Nese hetimet po ecin normalisht ende nuk dihet se deri ku do te shtrihen hetimet dhe a do te merren ne pyetje drejtuesit e pushtetit vendor. Kjo gje mbetet per tu pare ne ditet ne vijim. Deri me tani rezulton se gjate kryerjes se punimeve ne varrezen e vjeter te Boboshtices nga ana e qeverisjes vendore nuk ishte ndermarre ndonje hap per te pare nga afer nese punimet ishin te ligjshme ose jo. Fal kesaj tolerance me qellim ose jo u be e mundur qe ne fshatin Boboshtice te rrethit Korce te ndodhte nje nga ngjarjet me te renda te historise se saj. Sigurisht qe gjithcka do te qartesohet gjate procesit te hetimeve madje deri ne perfundimin e plote te tyre pasi deshmi dhe fakte te reja do te bejne te mundur ndricimin e plote te ngjarjes dhe nxirren perpara pergjegjesise ligjore te personave te tjere te mundshem te implikuar ne kete ceshtje me veprimet apo mosveprimet e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›