E Shtunë, 31 Tetor 2026

AFP: Dy kampet pretendojne fitoren

Kampet demokrate dhe republikane jane shprehur secili per fitoren e kandidatit te tyre pas debatit televiziv mes Barack Obames dhe John McCainit. ''Kjo eshte fitore e qarte e Barack Obames kundrejt John McCainit, sepse ky i fundit nuk ofroi asgje pervec politikes se gabuar te presidentit, George W. Bush'', tha David Pouffe, drejtuesi i fushates se senatorit te Ilinoisit. ''John McCain e fitoi kete debat dhe ishte i matur ne diskutimin per ekonomine, taksat, shpenzimet, Irakun apo Iranin'', tha zedhenesja per marredheniet me publikun e senatorit te Arizones, Jill Hazelbaker. ''John McCain duke u renditur pas Obames ne sondazhet e koheve te fundit, kishte nevoje per nje performance superiore, ai u mbrojt mire, por nuk arriti ta vinte ne veshtiresi kundershtarin e tij'', thane disa eksperte te pavarur pas debatit. ''McCain tha disa here se kundershtari i tij nuk kishte njohuri mbi ceshtjet e politikes se jashtme, por Obama u tregua shume i sakte mbi Afganistanin, Pakistanin, Iranin. Ne raport me debatet e zgjedhjeve paraprake, Obama u tregua me i sakte dhe me i mprehte'', beri te ditur media amerikane ne analizat e saj te para. Nje sondazh i realizuar nga rrjeti televiziv ''CBS'' ne personat qe nuk kishin shprehur ende opinionin e tyre ne favor te asnjerit kandidat, beri te ditur se 40 per qind e tyre mendonin se Obama e kishte fituar kete debat, ndersa 22 per qind mendonin se John McCain ishte fituesi i debatit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›