E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drejt fundit rinumërimi i votavetë 12 Dhjetorit

PRISHTINË- Po shkon drejt perfundimit procesi për rinumërimin e votave në 40% të vendovitimeve në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 12 dhjetorit në Kosovë.
“Kanë mbetur për t’u rinumëruar 129 vendvotime nga 760 gjithsej”, bene të ditur sot burime nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).
KQZ bëri të ditur gjithashtu se në një mbledhje miratoi anëtarët e Këshillave të Vendvotimeve për pesë komuna, ku do të ketë rivotim më 9 janar. Pas rekomandimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa, KQZ ka marrë vendim që të shkohet në rivotim në komunën e Skenderajt, Drenasit dhe Deçanit, ndërsa të ketë rivotim të pjesshëm në komunën e Lipjanit dhe atë të Malishevës.
Fushata elektorale për rivotimin e se dielës fillon të mërkurën dhe zgjat tre ditë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›