Vrasja në Malishevëreagon “Vetvendosja”
PRISHTINE-Lëvizja “Vetëvendosje” ka reaguar pas ngjarjes së 1 janarit në Malishevë, duke e cilësuar atë si krim të rëndë, me pasoja tragjike për familjen e të vrarit dhe të plagosurve. “Vetvendosja” ka kërkuar që të mos politizohet ngjarja. “Sot, më tepër se kurrë, është e nevojshme të mos e humbim kthjelltësinë si shoqëri dhe të dallojmë se ku janë problemet e vërteta të Kosovës. Problemet personale nuk duhet të politizohen dhe as problemet politike nuk duhet të personalizohen”, thuhet në komunikatë për shtyp nga kjo Lëvizje.
Më tutje Vetëvendosje thotë se dënon këtë akt që rezultoi me një vrasje dhe dy plagosje, shpreh keqardhjen e saj, si dhe ngushëllimet për familjen e të vrarit dhe të plagosurve. Ky reagim i kësaj lëvizje vjen pas akuzave të ndërsjella që kanë ndodhur ndërmjet degës së saj në Malishevë dhe asaj të PDK-së për zgjedhjet e fundit të 12 dhjetorit.
Vetëvendosja ka deklaruar se në qendrën e votimit në Bajë është sulmuar vëzhguesi Hazir Krasniqi, “i cili është grushtuar dhe shqelmuar nga militantë të PDK-së. “Pas rrahjes, Hazir Krasniqi është kërcënuar me vrasje nga Behlul Limaj (i afërt i Fatmir Limajt), i cili në tentativë e sipër është kapur nga policia duke ia drejtuar revolen Hazir Krasniqit”, thuhej në atë komunikatë.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Vrasja, publikohen emrat e 12 të arrestuarve