E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mitrovicë, sulm me gurë taksistit shqiptar

MITROVICE-Një shqiptar është sulmuar me gurë nga persona të panjohur në veri të Mitrovicës.
Agjencitë e lajmeve kosovare thonë se shqiptari në momentin e sulmit ka qënë duke udhëtuar me një automjet të vetin, taksi në lagjen e “3 rrokaqiejve” kur rreth orës 23:15 minuta është qëlluar me gurë në drejtim të tij.
Si pasojë, taksisti, emri i të cilit nuk bëhet ende i ditur, ka marrë plagë të rënda trupore ndërsa automjeti është dëmtuar nga gurët.
Personi u dërgua në spitalin e Prishtinës ku po mjekohet për plagët që ka marrë.
Zyrtarët policorë kanë konfirmuar rastin, dhe kanë shtuar se autorët janë të panjohur dhe se rasti është nën hetime.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›