E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmohet me gurë taksisti shqiptar në veri

Nga Express më 03 janar 2011 në ora 14:45

Një shqiptar me automjetin e tij ‘Taxi’ është sulmuar me gurë nga persona të panjohur, në veri të Mitrovicës.

Me këtë rast, pasagjeri, po ashtu shqiptar, ka marrë lëndime të lehta trupore dhe është dërguar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës në Prishtinë për trajtim mjekësor.

Gjithashtu xhamat e veturës janë dëmtuar, raporton KosovaPress.

Ngjarja ka ndodhur të dielën pas orës 23, në zonën e "Tre rrokaqiejve", në veri të Mitrovicës, derisa automjeti ishte në lëvizje afër kësaj zone.

Policia e ka konfirmuar rastin, duke shtuar se autorët janë të panjohur deri tani dhe se rasti është nën hetime.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›