E Diel, 1 Nëntor 2026

Korrupsioni ende në masë shqetësuese

Nga Express më 03 janar 2011 në ora 15:09

Kosova ka hyrë në vitin 2011 me nivel të lartë korrupsioni, thotë Drejtori i Agjencisë Anti-Korrupsion, Hasan Preteni.

Ai thotë se asnjë nga institucionet kosovare nuk i ka shpëtuar përfshirjes në vepra korruptive. Ai nuk shprehet i kënaqur me rezultatet e luftës kundër korrupsionit.

“Korrupsioni në Kosovë është ende i pranishëm në masë shqetësuese. Qytetari i Kosovës ka pritur më shumë punë në luftën kundër korrupsionit gjatë vitit 2010. Kemi menduar se institucionet, që kanë për qëllim luftimin e kësaj dukurie, do të punojnë më shumë. Ishin disa premtime, disa angazhime, por në fund doli se vërtet nuk mund të mburremi me rezultatet e arritura për vitin që kemi lënë pas”, thotë Preteni, për Evropën e Lirë.

Preteni kritikon sistemin e drejtësisë për mosshqyrtimin e lëndëve që kanë të bëjnë me korrupsionin.

“Pse mungojnë rezultatet? A janë kallëzimet penale jo të fuqishme, jo të materializuara mirë, apo hetimet nuk janë profesionale? Gjyqësori duhet të tregojë për këtë", theksoi ai.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›