Drejton makinën pa patentë, i merr jetën 12-vjeçarit
Autori i Lajmit: red.
Një 19-vjeçare nga Fieri ka aksidentuar për vdekje një 12-vjeçar në kohën që po mësonte makinën. Ngjarja e rëndë ka ndodhur dje në Durrës. Burime nga policia e qytetit bregdetar bëjnë të ditur se viktima është Xhoni Recka, 12 vjeç, një fëmijë që banonte në lagjen nr 13 të qytetit Durrësit. Autore e dyshuar e aksidentit fatal, është Xheini R., 19 vjeçe, lindur në Fier dhe banuese në Durrës. Burimet bënë të ditur se ngjarja ka ndodhur në orët e vona të një dite më parë, në sektorin “Hekurudha” të zonës së plazhit. Vajza 19-vjeçare, duke lëvizur në bregdet me një veturë në pronësi të Kastriot D., me targa DR 8161 E, ka aksidentuar 12-vjeçarin Xhoni Recka, banues në lagjen nr.13.
Fëmija është dërguar në spitalin rajonal të qytetit në gjendje të rëndë shëndetësore. Por megjithë përpjekjet e mjekëve, në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme ka ndërruar jetë.
Në lidhje me aksidentin, policia tha se materialet për veprën penale të “Shkeljes së rregullave të Qarkullimit Rrugor” dhe “Drejtim mjeti pa dëshmi aftësie” do t i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.
Ky lajm është publikuar: 08/04/2009