E Diel, 1 Nëntor 2026

Drejtoresha Ekzekutive e Dhomës Amerikane të Tregtisë, Luli-Faber: Klima e biznesit ka ndryshuar pozitivisht

Drejtoresha Ekzekutive e Dhomës Amerikane të Tregtisë, Filoreta Luli-Faber, theksoi të enjten për ATSH-në se klima e biznesit në Shqipëri kohët e fundit ka ndryshuar pozitivisht. “Situata e të bërit biznes në Shqipëri ka patur përmirësimet e veta dhe këto janë fakte që i shikojmë dhe jetojmë të gjithë”, tha Luli. Ajo shtoi se “lehtësirat e fundit, duke filluar me shkurtimin e kohës së licencimit dhe regjistrimit, aplikimi i “One Stop Shop”, format elektronike të pagimit të taksave dhe të prokurimit deri tek modernizimi i legjislacionit fiskal dhe vendosja e taksës së sheshtë, janë faktorë që kanë rritur standardet e të bërit biznes brenda vendit”. Drejtoresha Ekzekutive e Dhomës Amerikane të Tregëtisë, në funksionin e mbrojtjes së interesave të bizneseve amerikane, u shpreh se është e nevojshme që biznesi i huaj të ketë barazi në treg, të ketë mbrojtjen e ligjit për sa i takon të drejtës mbi pronën, por dhe sigurinë për zhvillimin e biznesit. Sipas saj, këto janë faktorët që e sjellin biznesin amerikan, por dhe bizneset e tjera në vend. Ndërkaq, drejtoresha Ekzekutive e Dhomës Amerikane të Tregtisë theksoi se emra të njohur të biznesit amerikan në Shqipëri nuk mungojnë. “Së fundi ka hyrë zyrtarisht në Shqipëri “Microsofti”, ndërkohë që një kompani amerikane “Refinery Associates of Texas & Anika enterprise Consortium USA” ka blerë ARMO-n. Kompani si Lockhed Martin, “Bechtel” që ndërton rrugën Durrës- Kukës , “Colliers International”, “Oracle” etj, kanë kohë që kanë kthyer kokën nga tregu shqiptar. "Aktualisht në vend punojnë mbi 30 kompani amerikane dhe ne shpresojmë se numri i tyre do të rritet”, tha Filoreta Luli-Faber....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›