Tachios: Greqia zë vendin e parë për investime në Shqopëri
Sekretari i Përgjithshëm i Çështjeve Ekonomike në Ministrinë e Jashtme greke Nikolaos Tachiaos, theksoi gjatë punimeve të forumit të dytë ekonomik Greqi-Shqipëri se Greqia zë vendin e parë për investime në Shqipëri, ndërsa është partneri i dytë tregtar. "Greqia mban vendin e parë përsa i pëket investimeve dhe është partneri i dytë tregtar i Shqipërisë, rrjedhimisht është e natyrshme që çështjet e bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve të përbëjnë një nga prioritetet tona", deklaroi Tachiaos. Duke e cilësuar krizën financiare globale si një krizë që do të prekë të gjitha vendet, z. Tachiaos theksoi se "qeveria greke nga ana e saj ka pregatitur një program mbështetjeje të likuditetit të sektorit financiar në një shumë prej 28 bilion euro, i cili do të votohet këto ditë në Kuvend, pas miratimit të Komisionit Evropian dhe i cili do të ruajë qarkullimin e parave nga sektori financiar drejt ekonomisë reale". Në këtë kuadër ai shtoi se "rezultatet e këtij palni nuk i interesojnë vetëm Greqisë, por edhe vendeve të Evropës Verilindore, në të cilat kanë investuar bankat greke". Sipas tij, 270 shoqëri me interesa greke kanë investuar në Shqipëri afërsisht 550 milion euro në sektoin bankar dhe siguracione, në telekomunikacion, në ndërtim, në transport, në tregun e karburanteve, etj. Lidhur me bashkëpunimin ekonomik, Tachiaos nënvizoi se sasia e pastër e fondeve greke për ndihmën për përparim që Shqipëria ka marrë nga Greqia gjatë periudhës 2001-2006 arrin në 78.3 milion euro, ndërsa për vitin 2008, bazuar në të dhënat e deritanishme llogaritet që ndihma për zhvillim të arrijë në 2.6 milion euro. ...