E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeprokurorja Ina Rama: Bashkëpunim ndërkobëtar për luftën kundër krimit

Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, kërkoi sot focimin e bashkëpunimit mes institucioneve ndërkombëtare në luftën kundër krimit. Gjatë takimit të Grupit Këshillimor të Prokurorëve të Evropës Juglindore SEEPAG (South East European Prosecutor Advisory Group), që po mbahet në "Hotel Tirana International", Kryeprokuroja Rama kërkoi që lufta kundër krimit të mos kornizohet brenda kufijve të secilit vend. Ajo theksoi se një ndër prioritetet kryesore të punës së institucionit që drejton është nxitja e bashkëpunimit mes prokurorive të vendeve të rajonit si përgjigje ndaj sfidave të përbashkëta në luftë kundër krimit të organizuar ndërkufitar. “Sukseset apo dështimet e një vendi në luftën kundër krimit të organizuar nuk mund të jenë të shkëputura nga sukseset apo dështimet e vendeve përreth tij. Në kontekstin e ri ndërkombëtar, të krijuar pas viteve 90-të, askush nuk mund të pretendojë suksesin duke luftuar krimin e organizuar brenda kufijve të vendit të tij", tha Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama. Ajo vlerësoi përpjekjet e SEEPAG-ut për të ndërtuar dhe forcuar një marrëdhënie bashkëpunimi të sinqertë për të luftuar krimin e organizuar ndërkufitar. Mbledhja e sotme e Grupit Këshillimor të Prokurorëve të Evropës Juglindore SEEPAG, është e 13-ta. Punimet e saj do të vijojnë edhe nesër. Shqipëria është momentalisht presidente e radhës e SEEPAG-ut....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›