E Diel, 1 Nëntor 2026

Sipas Dhomës Amerikane të Tregtisë vendi ynë ka hapësira të mira për të realizuar investime

"Shqipëria është një treg në zhvillim dhe në këtë këndvështrim potencialet investuese mund të gjejnë me interes sektorë të ndryshëm të saj”, tha të enjten për ATSH-në drejtoresha Ekzekutive e Dhomës Amerikane të Tregtisë, Filoreta Luli-Faber. Ajo renditi një sërë sektorësh, në të cilat biznesi amerikan ka hapësira të mira për të investuar, duke filluar nga sektori i transportit, turizmit, sektorit minerar, telekomunikacioni apo dhe sektori agropërpunues, që në stategjinë për zhvillim mendohet se do të jetë shtylla më e rëndësishme e zhvillimit ekonomik të vëndit. “Dhoma Amerikane është seriozisht e angazhuar për të prezantuar potencialet shqiptare të zhvillimit përpara syve të investitorëve amerikanë. Për këtë arsye ne bëjmë punën tonë promovuese, duke prezantuar vazhdimisht firmat e huaja, sidomos ato amerikane që vijnë në Shqipëri, me realitetin shqiptar, mundësitë për investime”, tha ajo. Në lidhje me këtë, znj. Filoreta Luli-Faber përmendi promovimin çdo dy vjet të “Year Book” (Libri i vitit), një publikim ekskluziv i Dhomës Amerikane dhe që shpërndahet në të gjitha AmCham-et në botë si dhe në të gjithë Ambasadat tona jashtë vëndit. “Në këtë libër investitorët gjejnë informacionin më të fundit, të bërë publik dhe nga qeveria mbi të gjithë sektorët e vëndit, përqindjen që sjellin ato në PBB, nivelin e pagave si dhe informacione mbi raportet tregtare me vëndet e tjera”, shpjegoi Drejtoresha Ekzekutive e Dhomës Amerikane të Tregtisë. Këto të dhëna, tha ajo, ndihmojnë investitorët të kenë një ide mbi situatën makro-ekonomike të vendit dhe mënyrën se si operohet në vend që nga marrja e licencës e deri në fillimin e aktivitetit....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›