E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drejtoresha e BB: Reformat për biznesin, histori suksesi

Reformat ekonomike e ndërrmarra nga shteti shqiptar në ndihmë të biznesit shqiptar, janë një histori suksesi. Kështu është shprehur Drejtoresha e Bankës Botërore për Evropën Jug-Lindore, znj. Jane Armitage gjatë takimit me Zv.kryemimistrin dhe Ministrin e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Edmond Haxhinasto.
 

Znj. Armitage, ritheksoi edhe njëherë se Banka Botërore do të jetë një mbështetëse për Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës në reformat që ajo do të ndërrmarrë në ekonomi dhe fushën energjetike.
 

Nga ana e tij, Haxhinasto theksoi rëndësinë e vazhdimit të projekteve në fushën energjetike, si në investimet për Sigurinë e Digave, apo në Investimin e kryer në Termocentralin e Vlorës, që ka një rëndësi të veçantë për gjenerimin e energjisë elektrike në vend. Z. Haxhinasto shprehu vendosmërinë, që ky investim të përfundojë dhe të japë fryte.
 

Haxhinasto shtoi gjithashtu se thithja e investimeve të huaja në Shqipëri dhe përmirësimi i klimës së biznesit, janë nga prioritetet kryesore të ministrisë që ai drejton.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›