E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kusari-Lila: Po shqyrtojmë heqjen e taksës për çimenton

Qeveria e Kosovës po shqyrton heqjen e tarifës doganore për çimenton shqiptare. Kështu është shprehur ministria e Ministria e Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës Mimoza Kusari-Lila gjatë një bisede me Zv.kryeministrin dhe ministrin e Ekonomisë , Tregtisë dhe Energjetikës Edmond Haxhinasto.
 

Ndërsa ministri Haxhinasto është shprehur se qeveria shqiptare do të bëjë përpjekje maksimale për tregëtinë e lirë në rajon.

Ndërkohë Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë ka  kundërshtuar me forcë vendimin e qeverisë së Kosovës për të vendosur tarifë doganore 35% për çimenton që hyn nga Shqipëria.

Drejtuesit e Bashkimit të sindikatave të pavarura të Shqipërisë i kërkuan ministrisë kosovare Mimosa Kusari -Lila që të tërhiqet nga ky vendim përdryshe do të vazhdojnë protestat deri në zgjedhjen e kësaj çështje.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›