E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trojka ne Athine me 24 Korrik

Përfaqësuesit e trojkës do të kthehen në Athinë më datën 24 korrik. Konfirmimin e ka bërë zëdhënësi i komisionerit për cështjet ekonomike në BE,Olli Rehn. Një ditë më parë liderët e tre partive politike në koalicionin qeverisës kanë gjetur në parim një marrëveshje mbi planin e kursimeve me 11,5 miliardë euro të shkurtimeve në sektorin publik për dy vitet e ardhshme të kërkuara nga trojka, ndërkohë që kanë shtyrë takimin për javën e ardhshme mbi vendimin përfundimtar mbi masat e reja shtrënguese. Përfaqësuesit e BE, FMN dhe BQE me mison në Greqi do të vëzhgojnë procesin e reformave në sektorin publik dhe atë të privatizimeve të kërkuara nga kreditorët ndërkombëtarë në këmbim të mbështetjes së tyre financiare kundër krizës ekonomike.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›