Prioritet madhor, siguria juridike
Biseda u përqendrua në reformimin e sistemit të drejtësisë, bashkëpunimin dy palësh në luftën kundër krimit të organizuar si dhe mbi disa projekte të përbashkëta që synojnë rritjen e performancës së sistemit të drejtësisë në të tërë aspektet e tij.
“Arritja e një prej prioriteteve të mia madhore siç është siguria juridike në vend kërkon një reformë komplekse të gjyqësorit, prokurorisë, avokatisë, noterisë, sistemit të ekzekutimit të vendimeve gjyqësore dhe atij të vuajtjes së dënimit. Si pjesë e sistemit secili prej tyre luan rol në sundimin ligjit dhe luftën ndaj korrupsionit dhe të veçuar nuk mund të arrijnë rezultate”, deklaroi ministri Halimi.
Më tej Ministri prezantoi një nga prioritet më të rëndësishme të tij, përfundimin me sukses të dixhitalizimit të tërë sistemit të gjyqësor; lidhjen e gjykatave me njëra–tjetrën, hedhjen e shortit online dhe monitorimin nga KLD dhe Ministria e Drejtësisë. “Realizimi i këtyre projekteve- tha ministri Halimi, do të rrisë performacën e gjyqësorit, do të bëjë një shpërndarje më të drejtë dhe më transparente të çështjeve që gjykohen duke minimizuar mundësitë për abuzim.”
Mbikëqyrja elektronike e të dënuarve, një nga nismat më ambicioze të ministrit Halimi ishte një nga pikat kryesore të bisedës që mori një trajtim të veçantë për shkak të mbështetjes që Ambasada Britanike po i jep sistemit penitenciar nëpërmjet aplikimit dhe implementimit të Projektit të Binjakëzimit me Shërbimin e Provës Britanik. Ministri theksoi se “ Realizimi i mbikëqyrjes elektronike do të jetë një ndihmë për jo vetëm për shërbimin e provës, arrestet në shtëpi apo lejet e të dënuarve por do të eliminojë edhe elementet korruptivë. Aktualisht Ministria e Drejtësisë po punon mbi hartimin e këtij drafti , ndërkohë që pak ditë më parë është marrë mbështetja e ekspertëve britanik që po asistojnë sistemin penitenciar
Nga ana e saj Ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, znj. Fiona Mcllwham, deklaroi mbështetjen për një sërë çështjesh sensitive dhe me rëndësi për Ministrinë e Drejtësisë siç janë: ecuria dhe përfundimi me sukses i binjakëzimit të Shërbimit të Provës; përfundimi i procesit të Mbikëqyrjes Elektronike; përmirësimi në ligjin për profesionin e avokati dhe në Ligjin për Gjykatën e Lartë; si dhe asistimin, në një nga nismat ende të papërfunduara në kuadër të Ligjit për Organizimin e Gjyqësorit, një sistem pikëzimi për gjyqtarët, me qëllim vlerësimin objektiv e ngjitjen ne karrierë në bazë të meritave, profesionalizmit dhe integritetit. /Start/
2011-09-09 08:17