Drejtoresha e Bankës Botërore do të vizitojë nesër Shqipërinë
TIRANE- Drejtoresha e Lartë e Bankës Botërore Ngozi Okonjo-Iweala do të vizitojë për herë të parë Shqipërinë nga data 9 deri në 11 janar. Qëllimi kryesor i kësaj vizite do të jetë të theksojë rëndësinë e "Axhendës së re të rritjes" për Shqipërinë dhe të shprehë mbështetjen që Banka i jep qeverisë, bazuar në Strategjinë e Partneritetit për Vendin. Gjithashtu, ajo do të shprehë solidaritetin e Bankës me të dëmtuarit nga përmbytjet e fundit masive në zonën e Shkodrës si dhe do të diskutojë mbi mbështetjen e mundshme për zbutjen e rreziqeve në të ardhmen. Gjatë vizitës së saj triditore, znj. Ngozi Okonjo-Iweala do të zhvillojë takime me kryeministrin Berisha, anëtarë të kabinetit qeveritar, guvernatorin e BSH Fullani, kreun e opozitës Edi Rama etj.
(s.g/balkanWeb)
(s.g/balkanWeb)