Drejtori i Komisionit të Venecias, Z. Buquicchio uron Kryeministrin Berisha për rizgjedhjen si Kryeministër
Kryeministri Berisha ka marrë një mesazh urimi nga Drejtori i Komisionit të Venecias, Z. Gianni Buquicchio, me rastin e rizgjedhjes së tij si Kryeministër i Shqipërisë.
Në këtë mesazh Z. Buquicchio shprehet:
I dashur zoti Kryeministër,
Ju shkruaj për t’Ju uruar për rizgjedhjen tuaj si Kryeministër i Shqipërisë.
Komisioni i Venecias ka qenë i angazhuar në Shqipëri që në vitet ’90 dhe sa herë që unë kam vizituar vendin Tuaj kam mbetur i befasuar nga progresit e jashtëzakonshme të realizuara në një kohë të shkurtër.
Rizgjedhja Juaj ju jep mundësinë që të bëni edhe më shumë për të çuar vendin tuaj përpara.
Komisioni i Venecias do të jetë i lumtur t’Ju mbështesë në përpjekjet tuaja brenda hapësirës së tij të kompetencës.
Ju uroj shumë sukses!
Gianni Buquicchio
Drejtor i Komisionit të Venecias
01/10/2009