Nën kujdesin e Presidentit Topi hapet sezoni i ri i “Koncerteve të Pallatit”.

29 shtator 2009
Nën kujdesin e Presidentit të Republikës, Bamir Topi dhe në vazhdën e traditës së “Koncerteve të Pallatit”, të filluar një vit më parë, sot pasdite në mjediset e Pallatit të Brigadave u hap sezoni i ri, me koncertin e Orkestrës së Dhomës së Solistëve të Sofjes.
Programi i ekzekutuar nga Orkestra e Dhomës së Solistëve të Sofjes përmbante pjesë të kompozitorëve të shqiptarë dhe të huaj si Aleksandër Peçi, Sergei Prakofiev, Plamen Djurof dhe Bela Bartok. Vepra të këtyre kompozitorëve erdhën për të ftuarit dhe artdashësit shqiptarë në këtë koncert nën dirigjimin e Plamen Djurofit, i cili drejton Orkestrën e Dhomës së Solistëve të Sofjes që prej vitit 1988-të.
Orkestra e Dhomës së Solistëve të Sofjes u krijua në vitin 1962 nga një grup artistësh të rinj nga opera e Sofjes në Bullgari. Ajo ka ekzekutuar më shumë se 3000 koncerte në mbarë botën, duke fituar një popullaritet të admirueshëm në Gjermani, Francë, Itali, Belgjikë, Kroaci, Norvegji, etj. Orkestra ka në repertorin e saj vepra që fillojnë nga stili barok e deri tek muzika bashkëkohore, ndërkohë që ajo ka shoqëruar koncerte të emrave të muzikantëve të njohur në mbarë botën.