E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha merr një mesazh urimi për rizgjedhjen nga Kryetar i Partisë Popullore Austriake Josef Proll

Kryeministri Berisha merr një mesazh urimi për rizgjedhjen nga Kryetari Partisë Popullore Austriake, zoti Josef Proll, në të cilin shprehet:

“I dashur Kryeministër,

Më lejoni t’Ju uroj ngrohtësisht për rimarrjen e detyrës së Kryeministrit pas mbylljes së suksesshme të negocimeve të qeverisë së re. Shqipëria qëndron sot në një udhëkryq historik drejt integrimit europian dhe jam i gëzuar që ju do të drejtoni Shqipërinë në rrugën drejt këtyre horizonteve të reja, që premtojnë stabilitet, siguri dhe prosperitet për vendin tuaj dhe të gjithë rajonin.

Siç e dini Partia Popullore Austriake gjithmonë ka mbështetur në mënyrë të qartë dhe fort afrimin e Shqipërisë drejt integrimit europian, dhe unë do të doja t’ju siguroja që ne do të vazhdojmë të mbështesim këtë proces duke promovuar bashkëpunimin, mbështetjen dhe solidaritetin europian, në interesin më të mirë të popullit tonë dhe të ardhmes të përbashkët europiane.

Duke pritur të takohemi së shpejti,

Përshëndetje të përzemërta

Josef Proll”


01/10/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›